Sanxhaku i Prishtinës ka qenë njësi administrative e cila është themeluar me reformat administrative të bëra në Perandorinë Osmane gjatë vitit 1864 dhe ka funksionuar deri në vitin 1912. Përndryshe ka qenë pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës. Qendër e sanxhakut ka qenë qyteti Prishtina.

Gjatë vitit 1898, roli i Prishtinës si qendër rajonale kishte rënë, edhe pse aty gjendej mytesarifi (administratues sanxhaku) Valinazif Pasha[1], i cili nuk e kishte mbështetjen e shqiptarëve, të cilët i shikonin me dyshim ndryshimet që ndodhnin në Perandori.[2]

Demografi

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 364 915 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 254,605 banorëve mysliman (shqiptar) dhe të 110,310 krishterë (katolik shqiptar dhe ortodoks të racës/kombësisë shqiptare, serbe, bullgare dhe rumune)[3].

Ndarje administrative

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.