Saga e Erikut të Kuq
From Wikipedia, the free encyclopedia
Eiríks saga rauða apo Saga e Erikut të Kuq është një sagë lidhur me eksplorimin nordik të Veriut të Amerikës. Saga i përshkruan ngjarjet të cilat e çuan Erikun e Kuq në Groenlandë si dhe zbulimin e Vinlandit nga ana e Leif Ericsonit. Nga detajet gjeografike, ky vend tani është lokalizuar në Newfoundland. Leif Eriksoni ishte ndoshta i pari Evropian i cili zbuloi kontinentin e Amerikës, rreth pesë shekuj përpara se këtë gjë ta bënte Kristofor Kolombi.
Saga është ruajtur në dy dorëshkrime në versione të ndryshme; Hauksbók (shekulli XIV) dhe Skálholtsbók (shekulli XV). Filologjistët bashkëkohor besojnë se versioni Skálholtsbók është versioni më origjinal dhe më i saktë. Mendohet që kjo sagë të jetë shkruar në shekullin XIII.