SS
From Wikipedia, the free encyclopedia
Schutzstaffel (e përkëthyer si Skuadra e Mbrojtjes ose trupat mbrojtës), i shkurtuar SS—ose ishte një organizatë kryesore paraushtarake nën Adolf Hitlerin dhe Partisë Naziste në Gjermaninë Naziste, dhe më vonë në të gjithë Evropën e pushtuar nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
| |
Agency overview | |
---|---|
Formuar | 4 prill 1925 |
Agjencitë paraardhëse |
|
Zhbërë | 8 maj 1945 |
Lloji | Paraushtarak |
Juridiksioni | Gjermania Naziste Europa e pushtuar nga Gjermania Naziste |
Selitë qendrore | Prinz-Albrecht-Straße, Berlin 52°30′26″N 13°22′57″E |
Të punësuar | 800,000 (rr. 1944) |
Reichsführer përgjegjës |
|
Parent agency | Partia Naziste Sturmabteilung (deri në korrik 1934) |
Child agencies |
|
Filloi me një njësi të vogël roje të njohur si Saal-Schutz ("Siguria e sallës") e përbërë nga vullnetarë partie për të siguruar sigurinë për mbledhjet e partisë në Mynih. Në vitin 1925, Heinrich Himmler iu bashkua njësisë, e cila deri atëherë ishte reformuar dhe kishte marrë emrin e saj përfundimtar. Nën drejtimin e tij (1929-1945) ajo u rrit nga një formacion i vogël paraushtarak gjatë Republikës së Vajmarit në një nga organizatat më të fuqishme në Gjermaninë naziste. Që nga koha e ngritjes në pushtet të Partisë Naziste deri në rënien e regjimit në vitin 1945, SS ishte agjencia kryesore e sigurisë, mbikëqyrjes dhe terrorit brenda Gjermanisë dhe Evropës së pushtuar nga gjermanët.
Dy grupet kryesore përbërëse ishin Allgemeine SS (Gjeneral SS) dhe Waffen-SS (SS e Armatosur). Allgemeine SS ishte përgjegjëse për zbatimin e politikës racore të Gjermanisë Naziste dhe policimit të përgjithshëm, ndërsa Waffen-SS përbëhej nga njësi luftarake brenda ushtrisë së Gjermanisë naziste. Një përbërës i tretë i SS-së, SS-Totenkopfverbände (SS-TV; "Njësitë kryesore të vdekjes"), drejtonte kampet e përqendrimit dhe kampet e shfarosjes. Nënndarjet shtesë të SS përfshinin organizatat Gestapo dhe Sicherheitsdienst (SD). Ata kishin për detyrë zbulimin e armiqve aktualë ose të mundshëm të shtetit nazist, neutralizimin e çdo opozite, policimin e popullit gjerman për angazhimin e tyre ndaj ideologjisë naziste dhe sigurimin e inteligjencës vendase dhe të jashtme.
SS ishte organizata më përgjegjëse për vrasjen gjenocidale të rreth 5.5 deri në 6 milionë hebrenj dhe miliona viktima të tjera gjatë Holokaustit. Anëtarët e të gjitha degëve të saj kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939–45). SS ishte gjithashtu i përfshirë në ndërmarrje tregtare dhe i shfrytëzonte të burgosurit e kampeve të përqendrimit si skllevër. Pas humbjes së Gjermanisë naziste, SS dhe Partia Naziste u gjykuan nga Gjykata Ndërkombëtare Ushtarake në Nuremberg si organizata kriminale. Ernst Kaltenbrunner, shefi i departamentit kryesor të SS, i mbijetuar i rangut më të lartë, u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit në gjyqet e Nyrëmbergut dhe u var në vitin 1946.