![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/38/SI_base_units.svg/langsq-640px-SI_base_units.svg.png&w=640&q=50)
Sistemi Ndërkombëtar i Njësive
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sistemi Ndërkombëtar i Njësive, SI është forma bashkëkohore e sistemit metrik dhe është sistemi i njësive me shtrirjen më të madhe në botë, i përdorur edhe në tregti edhe në shkencë. Ai përbëhet nga një sistem koherent i njësive të madhësive të ndërtuara në shtatë baza. Ai përkufizon 22 njësi të emëruara, dhe përfshin shumë njësi të tjera të rrjedhura. Sistemi po ashtu përmban edhe 22 parashtesa.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/38/SI_base_units.svg/320px-SI_base_units.svg.png)
Sistemi u publikua në vitin 1960 si rezultat i një iniciative që filloi në vitin 1948. Ai bazohet në sistemin e njësive metër-kilogram-sekond (MKS) më shumë se çdo variant tjetër i sistemit centimetër-gram-sekond (CGS).