From Wikipedia, the free encyclopedia
Rudolf Sopi lindi në vitin 1932 dhe vdiq në vitin 1984, ishte fotograf dhe kinematograf i njohur shqiptar, xhiruesi i parë i filmit artistik në Kosovë.
Filloi të meret me fotografi si mësues në Has e Zym të Prizrenit, e mandej punoi te shumë fotograf në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë. Pronarët e studiove fotografike e kujtojnë Rudin si mjeshtër i fotografisë, por më tepër si ekspert i retushit, një dicipline atëherë shumë e domosdoshme për fotografi, në mënyrë të veçantë për portrete, pasaporta dhe letërnjoftime. Një kohë ka punuar në KNI Ramiz Sadiku në Prishtinë si kopjues i planeve arkitektonike e urbanistike .
Në vitin 1967 punësohet në RTB - Televizionin e Beogradit - redaksia në gjuhën shqipe dhe fillon karrierën si xhirues filmi në televizion e më vonë edhe në kinostudion filmike Kosovafilm.
Më 1978 fiton medaljen e artë - kamera më e mirë për filmin Pikë e Gurë në festivalin e filmit dokumentar dhe të shkurtë në Beograd të Jugosllavisë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.