Kisha është e tipit bazilikave trinefshe, me arkada mbi pilastra drejtkëndëshe. Arkada veriore ka dy pilastra të lira. Një tjetër arkadë ndodhet në murin perëndimor. Dyshemetë ndahen nga njëra-tjetra nga një mur i ulët, mbi të cilin ngrihen pilastrat. Ndarja bemë –diakonikon është e plotë, ato nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa dyshemeja e nefit qendror është shtruar me rrasa të rregullta guri, nefi jugor është me dhe të ngjeshur. Nisur nga trashësia e vogël e mureve, mendojmë se kisha duhet të ketë qenë mbuluar me kapriata, mbi të cilat janë vendosur tjegulla. Nefi qendror përfundon me një abside të madhe gjysmërrethore. Muret e bazilikës janë ndërtuar me gurë gëlqerore me llaç gëlqereje. Një dallim me rendësi vërehet te absidës, ku përgjatë saj kalonte një rresht me teknikën e klauzonazhit, me dy tulla vertikale ndërmjet rreshtave horizontale.

Referimet

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.