Rrethi i Librazhdit
From Wikipedia, the free encyclopedia
41.11°N 20.24°E / 41.11; 20.24
Rrethi i Librazhdit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Elbasanit. Rrethi i Librazhdit ka 84,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 1,102 km² dhe kryeqendër Librazhdin.
Kufizohet në veri me rrethet Bulqizë dhe Tiranë në perëndim me Rrethin e Elbasanit, në jug me Rrethin e Gramshit, në juglindje me Rrethin e Pgradecit dhe në lindje me shtetin e Maqedonisë. Librazhdi ka një gjatësi kufitare prej 42 km dhe ka tërësisht një reliev kodrinoro-malor. Relievin e bëjnë më të larmishëm fushgropat si ajo e Domosdovës në Përrenjas dhe ajo e Studnës me atë të Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m në majën e Kuqe të malit Shebenik.