![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9f/Has_Municipality_within_Kuk%25C3%25ABs_County.svg/langsq-640px-Has_Municipality_within_Kuk%25C3%25ABs_County.svg.png&w=640&q=50)
Rrethi i Hasit
From Wikipedia, the free encyclopedia
42.11°N 20.23°E / 42.11; 20.23
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
![]() |
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9f/Has_Municipality_within_Kuk%C3%ABs_County.svg/320px-Has_Municipality_within_Kuk%C3%ABs_County.svg.png)
Bashkia e Hasit është sipas ndarjes së re territoriale një nga 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë. Bashkia e Hasit ka 22,200 banorë (deri në vitin 2014 sipas gjendjes civile Has), një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën.
Hasi është një krahinë etno-gjeografike me kufij të përcaktuar shumë qartë, i rrethuar pothuajse rreth e qark i gjithë Hasi me lumenj në mes ngrihet madhështor mali i Pashtrikut me lartësi 1989 m mbi nivelin e detit. Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Në jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Maleziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.
Bashkia e Hasit duke u ndodhur në verilindje të Shqipërisë bën pjesë në Qarkun e Kukësit (brenda territorit të Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër e Hasit është në vartësi të Komunës se Gjakovës dhe një pjesë në vartësi të Komunës së Prizrenit).
Hasi që ndodhet në Republikën e Shqipërisë nuk plotëson njësinë etnografike te Hasit. Krahina e plotë e Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua ne Konferencën e Ambasadoreve në Londër në vitin 1913. Mu në lindje, Hasi i Shqipërisë nëpërmjet vijës kufitare të vëne që në vitin 1913 (që ndau Kombin përgjysmë) kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht mund te themi me vetveten.
Gjymtimi i territorit të Hasit gjatë shekullit XX nuk krijoi vetëm një izolim të paparë, por, më thellë akoma, një ndarje shpirtërore, kulturore dhe etnografike me vetveten, ndarje e cila u përjetua jo me pak dhimbje. Sot pas 100 vjetësh gjysma e Hasit rreth 375 km² dhe popullsi rreth 50.000 banore bën pjesë në Republikën e Kosovës. Ndërsa në R. Sh Hasi ka 374 km² me popullsi 22.000 banore i gjithë Hasi është 645 m² me një popullsi rreth 72.000 banorë pra është zona me popullsinë më të madhe në verilindje në raste se nuk do ishte i ndare në dy shtete. Shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42° 05’ 45" në Fshatin Brrut dhe 42° 17’ 57" në veri në majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 13’ 11" në Kosturr (Bregu i Drinit) dhe 20° 32’ 50" në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km² gjatësi e vijës kufitare është 85,8 km, nga këto kufij tokësor 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumor 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenor me rrethin e Kukësit (Lumen e Malëziun).