Robert Shumann
kompozitor gjerman / From Wikipedia, the free encyclopedia
Robert Schumann (* 8 qershor 1810 në Zwickau; † 29 korrik 1856 në Bonn) Kompozitor gjerman,shkrimtar dhe kritik i muzikes dhe një nga perfaqsuesit tipik te muzikes ne romantizëm qe si femijë shfaqi talentin per muziken duke luajtur dhe duke improvizuar ne instrumentin e pijanos. Me deshiren e prinderve regjistrohet ne fakultetin e drejtsisë nga i cili për një periudhë të shkurtër largohet dhe vazhdon te meret me artin muzikor.Duke realizuar nje eksperiment lëndon doren duke u paralizuar.Nga kjo periudhë ai fillon të meret me teorine e muzikes,me kompozim si dhe me kritiken muzikore. Ne moshen 25 vjecare fillon te botoj revisten e tij personale "Revista e re muzikore". Robert Schumann ne jetën e tij u njoh si kompozitor i cili kontriboj në zhvillimin e ambicjeve te përparuara.
Robert Schumann
Lindi më 8 qershor 1810 në Civikau
Vdiq më 29 korrik 1856 në Endenich
Kompozitor dhe pianist gjerman
Drejtimi Muzikor
Romanticizmi
Vepra të rëndësishme
Klavierkonsert op. 54
Sinfonie Nr. 3 ("Die Rheinische")
- Shtëpia e Schumannit në Civikau
- Shtëpia e Schumannit në Lajpcig
- Shtëpia e Schumannit në Bon
Robert Schumann një nga kompozitorët më të mëdhenj të romanticizmit gjerman, lindi 200 vjet më parë, më 8 qershor 1810. Ai ka lënë pas një vepër të gjerë, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.
Robert Schumann u mendua gjatë që të bëhej muzikant apo poet. Që fëmijë ai shkroi shumë dhe mbajti një ditar. Nga i ati ai trashëgoi dashurinë për letërsinë. August Schumann e karakterizonte veten si "homme de lettre", ai shkroi romane, gëzonte një emër të vlerësuar lart si përkthyes dhe zotëronte një bibliotekë të pasur.