Ridvan Qazimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ridvan Qazimi (4 Prill 1964 – 24 Maj 2001) i njohur me nofkën Komandant Lleshi, ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Lindi më 4 Prill 1964 në qytetin e Bujanocit dhe ra dëshmorë më 24 Maj 2001 në fshatin Tërnoci i Madh. Gjatë Luftës në Luginën e Preshevës, ai ishte njëri nga 4 komandantët e UÇPMB-së dhe udhëheqës i Brigadës 112. Gjatë Luftërave të Jugosllavisë, ai luftoi në Luftën e Pavarësisë së Kroacisë, në Luftën e Bosnjës dhe në Luftën e Kosovës, ku edhe ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Ridvan Qazimi | |
---|---|
![]() | |
Pseudonimi/et | "Komandant Lleshi" |
Lindur më | 4 Prill 1964 Bujanoc, qytet shqiptar i regjionit të Kosovës i administruar nga Serbia. |
Vdekur më | 24 Maj 2001 Tërnoci i Madh, Komuna e Bujanocit |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1991 – 2001 |
Grada | Komandant |
Njësia | Brigada 112 (Lugina e Preshevës) |
Betejat/luftrat | |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Ridvan Qazimi lindi më 4 Prill 1964 në Bujanoc. Ai u diplomua në shkollën e inxhinierisë mekanike në Prishtinë, por ai punoi si rrobaqepës dhe ishte pronar i një butiku në Bujanoc. Gjatë Luftërave Jugosllave, ai luftoi në Luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës kundër çetnikëve serbë, dhe ai gjithashtu luftoi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë Luftës në Kosovë, ku ai ishte nën komandën e Adem Jasharit, imazhin e të cilit e mbajti në selinë e tij në Konçul. Pas vdekjes, ai u shpall Hero i Kosovës.