From Wikipedia, the free encyclopedia
Relievi është - Pamja, forma (trajta) e sipërfaqës së Tokës me të gjitha të rrafshat, të ngriturat dhe të ulurat me madhësi të ndryshme. Relievi ndikon në klimë. Relievi i Tokës shume lehte tri elementet është krijuar nga veprimi dhe gërshetimi i shumfishtë i fuqive të brndhsme dhe të jashtme në historinë e gjatë (rreth 4.5 miliard vjet) të zhvillimit gjeologjik dhe gjeomorfologjik derisa ka marrë formën e sotme, por edhe në kohën e sotme ai zhvillohet dhe ndryshohet (format e vjetra, ndryshohen dhe zhduken, shafqen format e reja). Kështu relievi i sotëm i Tokës përfaqëson vetëm një stad të caktuar të zhvillimit të vet : spikamë.Staneci Dr.Jahi. Fjalor i Gjeomorfologjisë, libri shkollor 2004 Prishtine,
Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentët e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike.
Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, gjenezës, zhvillimit dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencë, dhe morf- formë). Relievi i sipërfaqes Tokësore është formuar me veprimin e fuqive të brendshme (endogjene), dhe të fuqive të jashtme (ekzogjene). Na duhen ne edhe shpjefimi i cili tregon qka jane faktoret tektonik, faktoret litologjike, edhe shume gjera tjera
Në fuqitë e brendshme bejën pjesë forca e gravitetit dhe nxehtësia në brendësi të Tokës. Forca e gravitetit shprehet në tërheqjen e përhershme të të gjitha pjesëve të Tokës kah qendra e saj, dhe ndikon në dendësimin e materies. Ky veprim i materies ka shkaktuar ngritjen e temperaturës në brendinë e Tokës. Pra, me veprimin e gravitetit të Tokës është shfaqur edhe forca tjetër e brendshme e nxehtësisë së Tokës. Nxehtësia e brendshme e Tokës vazhdimisht përtëritet me procesin e zbërthimit të elementeve radioaktive dhe ndikon në zgjerimin e masës. Derisa graviteti tërheqë kah qendra e Tokës, nxehtësia ka veprim të kundërt. Këto forca shkakojnë edhe lëvizjet në vetë koren e Tokës. Lëvizjet në koren e Tokës, të shkaktuara meveprimin e fuqive të brendshme quhen lëvizje tektonike.
Varësisht nga intensiteti dhe zgjatje e tyre, lëvizjet tektonike ndahen në lëvizje epirogjene dhe lëvizje orogjene. Me ndikimin e lëvizjeve tektonike shkaktohet lëvizja e magmës në brendinë e Tokës dhe derdhja e saj në sipërfaqe.
Lëvizjet (nga greqishtja epiros-kontinent) që sjellin ngritjen dhe uljen shum të ngadalshme të pjesëve te ndryshme te kores se tokës quhen lëvizje epirogjenike.
Kur këto lëvizje e shkaktojnë ngritjen e territoreve quhen lëvizje luhatëse pozitive dhe kur shkaktojnë uljen e tyre quhen lëvizje luhatëse negative.
Lëvizjet epirogjenike janë shume te ngadalshme dhe nuk mund te dallohen ne mënyre të drejtpërdrejte. Ato kane amplitude të vogël dhe kapin territore shumë të mëdha. Meqenëse këto lëvizje nuk mund te dallohen drejtpërdrejte, vërtetimi behet në bazë të pasojave që ato sjellin. P. sh. Bregdeti i Holandës ulet nga 1-2, 6 mm në vit, Skocia ngrihet 4 mm ne vit.
Lëvizje të tilla ka pasur kudo në të gjitha epokat gjeologjike. Disa pjese të sipërfaqes së tokës janë ngritur dhe ngrihen disa janë ulur dhe ulen. Këto lëvizje vihen re me mire ne brigjet detare. Si rrjedhim kemi për levizje pozitive (+) thellimin e shpejt te shtretërve te lumenjve dhe krijimin e tarracave lumore, psh. tarracat e lumit Erzen, Devoll. Ndërsa për levizje negative (-) mund te shërbejnë disa delta të mbytura p. sh. Delta e Renit ose qenia e disa luginave në fund të detit që janë vazhdim i luginave të lumenjve që derdhen në det p. sh. l Kongo Nigerit Gangut.
Sipas studimeve këto levizje shkaktohen me ndryshimin qe pëson magma dhe me lëvizjen e saj. Nga aty ku largohet ndodhe ulja e territorit, atje ku magma shkon ndodhe ngritja e territoreve. Shkak tjetër i lindjes se lëvizjeve epirogjenike shërben pakësimi dhe shtimi i peshës se kontinenteve. Kjo mbështetet në faktin se levizje pozitive janë më të përhapura në vendet që dikur ishin mbuluar me akullnajat e pleistocenit si ne Skandinavi, Skoci, në brigjet veriore të Amerikës së Veriut etj. Kur ishin te mbuluara me akullnaja ato ishin renduar dhe pësuan ulje ndërsa kur u shkrinë akullnajat u lehtësuan dhe pësuan ngritje.
Pasojat gjeografike të këtyre lëvizjeve janë të mëdha. Kur kemi ulje të sipërfaqes së tokës, deti depërton në toke, kemi përparim të detit ose transgresion detar meqë rast rritet sipërfaqja e detit dhe zvogëlohet sipërfaqja e kontinenteve. Shume gadishuj shndërrohen në ishuj, vendet e kuleta përmbyten, klima behet me detare. Kur sipërfaqja e tokës ngrihet, zmadhohet sipërfaqja e kontinenteve dhe zvogëlohet ajo e deteve. Në këtë rast deti tërhiqet nga toka dhe kështu ndodhe regresioni detar, disa ishuj shndërrohen në gadishuj dhe klima behet me kontinentale.
Lëvizjet orogjenike ( nga greqishtja oros-ma) me karakter rrudhoses ose shkëputesh kane luajtur një rol shume të madh në relievin e sipërfaqes së Tokës. Nga këto levizje janë formuar të gjitha malet e rruazullit tokësor [me përjashtim të maleve vullkanike] Relievi i formuar nga këto levizje quhet reliev tektonik. Ato janë shkaktuar nga forcat tangjenciale që veprojnë në sipërfaqen e Tokës.
Shkaktojnë rrudhosjen e shtresave të shkëmbinjve sendimentar dhe formojnë vargmale, ndërsa forma kryesore e relievit që formojnë, është rrudha. Vargmalet janë më të larta se malet, me maje të thepisura dhe me shpate shumë të pjerrta, si psh. Kordileret, Andet, Alpet, Apeninet, Himalajet, etj.
Shkaktojnë çarje (plasaritje) përgjatë të cilave blloqet e kores së tokës ulen apo ngrihen. psh. me uljen e tokës në mes 2 çarjeve paralele formohet grabeni apo fusha tektonike (fushgropa e Preshevës, Bujanocit, Kosovës, etj.). Ndërsa me ngritjen e tokës në mes 2 çarjeve paralele formohet horsti (mali Frushka gora, Meçek, etj). Me lëvizje vertikale janë formuar malet: Urali, Schfarcvaldi, Vogezet, malet e Skandinavisë, Britanis së madhe, Rodopet në gadishullin Ballkanik.
Toka jonë dhe veçanërisht korja e saj që kur është krijuar e deri më sot ka qenë në lëvizje e zhvillim të pandërprerë. Ajo ka pësuar e pëson edhe në ditët e sotme ndryshime të mëdha. Kanë ndyshuar vazhdimisht përbërja dhe ndërtimi i saj, gjendja fizike e lëndës, pamja e jashtme e tokës, kushtet fiziko-gjeografike etj.
Këto ndryshime janë shkaktuar nga proceset e ndryshimeve gjeologjike, të cilat në shumicën e tyre janë procese që veprojnë shumë ngadalë e për një kohë shumë të gjatë me mijëra e miliona vjet në krahasim me zgjatjen e jetës së njeriut.
Shpesh ato janë të pakapshme edhe nga shumë breza njerëzish, siç janë p.sh.lëvizjet tektonike të kores së Tokës, tjetërsimi etj. Megjithëkëtë këto procese të ngadalshme që veprojnë në mënyrë të vazhdueshme, çojnë në ndryshime të mëdha në koren e Tokës. Ndërmjet proceseve gjeologjike ka dhe të tilla që zhvillohen me një shpejtësi të madhe dhe që çojnë shpesh në pasoja katastrofike, siç janë p.sh. tërmetet, vullkanet, shëmbjet dhe rrëshqitjet e papritura e të menjëhershme të tokës etj.
Burim i energjisë që i shkakton këto procese është i ndryshëm dhe lidhet me faktorë të brendshëm e të jashtëm. Në lidhje me këtë, të gjitha proceset gjeologjike i ndajmë në dy grupe:
1. Procese endogjene të /brendshme,
2. Procese ekzogjene të jashtme.
Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.