Rajoni i Kryeqytetit (Islandë)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Rajoni i Kryeqytetit ose (Islandisht : Höfuðborgarsvæðið) është emri që përdoret për Reykjavík dhe gjashtë komunat përreth[1][2]. Ky rajon është zona më e madhe urbane në Islandë[3]. Secila komunë ka këshillin e zgjedhur të pavarur. Me një popullsi prej 200,852, Reykjavíku i Madh përmban rreth 60% të popullsisë së Islandës në një zonë që është vetëm sa 1% e sipërfaqes së përgjithshme të vendit.[4] Qeveritë komunale të bashkëpunojnë gjerësisht në fusha të ndryshme; për shembull në politikën e mbeturinave, transportin publik dhe një brigadë të përbashkët zjarrfikësish.