![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/3/31/RAID.jpg&w=640&q=50)
RAID
From Wikipedia, the free encyclopedia
RAID, është akronim për Redundant Array of Independent Disks (I ndryshuar nga termi origjinal Redundant Array of Inexpensive Disks), është një teknologji e cila ka për qëllim rritjen e funksionit të memorjes dhe sigurinë e shpërndarjes(redundancës). Kjo arrihet me kombinimin e shumë disqeve në një njësi logjike, ku të dhënat shpërndahen në të gjitha disqet në një nga disa mënyrat e quajtura "nivelet e RAID". Ky koncept ishte përcaktuar për herë të parë nga David A.Patterson, Garth A. Gibson, dhe Randy Katz nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley në 1987 si Redundant Arrays of Inexpensive Disks. Firmat që përfaqësonin industrinë e prodhimit të RAID më vonë u përpoqen të ndryshojnë termin për të përshkruar një grup disqesh të tepërta të pavarura me qëllim për të përshkruar teknologjinë e RAID me kosto më të ulët.
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/3/31/RAID.jpg/220px-RAID.jpg)
RAID tani përdoret për ruajtjen e të dhënave të cilat mund të ndahen dhe të kopjohen në të gjitha disqet fizike. Disqet fizike janë thënë të jenë në një grup të RAID, i cili drejtohet nga Sistemi Operativ si nje disk i vetëm. Skemat ose arkitekturat e ndryshme janë të emëruara nga fjala RAID e ndjekur nga një numër (p.sh., RAID 0, RAID 1). Çdo skemë siguron një ekuilibër të ndryshëm në mes dy qëllimeve kryesore: rritjen e besueshmërisë së të dhënave dhe për të rritur performancën në hyrje / dalje
RAID përdor teknikat si shpërndarja në disk(RAID 0),pasqyrim i diskut(RAID 1) si dhe shpërndarja në diskun me paritet(RAID 5) për të arritur redudancen, latente të ulët,rrit bandëidth-in si dhe maksimizon aftësinë për të kthyer të dhënat nga disqet e dëmtuara.
Kush duhet përdor RAID-at?
Sistemet Administrative dhe të tjerët të cilët menaxhojnë sasi të mëdha të të dhënave .Arsyet kryesore për përdorimin e RAID përfshijnë:
- Rritjen e shpejtësisë
- Rritjen e kapacitetit memorik duke përdorur një disk virtual të vetëm
- Minimizon dështimet e diskut