![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0e/Milk_glass.jpg/640px-Milk_glass.jpg&w=640&q=50)
Qumështi
lëng i bardhë prodhuar nga gjëndrrat qumështore të gjitarëve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Qumështi a tambli është prodhim i lëngëshëm, i pa tejdukshëm me ngjyrë të bardhë që prodhohet nga gjëndrat qumshtore të femrave gjitare . Gjendrrat gjitare janë posaçërisht të specializuara për taitjen e qumështit. Aftësia e prodhimit të qumështit nga ana e femrave gjitare është karakteristika kyçe që i bën të dallohen.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0e/Milk_glass.jpg/320px-Milk_glass.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/36/Goat_kid_feeding_on_mothers_milk.jpg/640px-Goat_kid_feeding_on_mothers_milk.jpg)
Femrat gjitare zakonisht e bëjnë prodhimin e qumështit pas lindjes dhe qumështi bëhet ushqimi kryesorë i të voglit. Të ushqyerit e të voglit nga qumështi i gjitarit të llojit të njejtë (njeriu me qumësht njeiu, lopa me umësht lope etj.) ndihmon në mbrojtjen e të voglit nga sëmundje të shumta, duke i shtruar imunitetin, pasi përmban antitrupa, dhe kështu ul rrezikun e shumë sëmundjeve.
Meshkujt e tëgjitha llojeve të gjitarëve kan gji që janë pjesë kryesore e strukturës trupore të tyre gjiare, por nuk prodhojn qumësht.
Përbërësit e qumështit të pa përpunuar janë të ndryshme varësisht nga lloji i gjitarit, gjithashtu qumështi ndryshon në përbërje edh brenda llojit varësisht nga raca ose kushtet tjera, por në tëgjitha rastet përmban sasi të konsiderueshme të yndyrës së ngopur, proteinave, kalciumit si dhe vitaminës C. Për fat të keq gjat ngrohjes së qumështit vitamina C shkatërrohet.
Njerëzi si dhe gjitarët tjerë mund të ushqehen me qumësht nëne gjat fëmijërisë së tyre. Disa gjitarë humbasin aftësinë e prodhimit të qumështit edhe për shkak të mos largimit të tijë nga gjinjtë.
Disa kafshë prodhojnë qumësht edhe pas kohës së caktuar të ushqimit të të voglit kështu që njerëzit i shfrytëzojnë këto gjitarë për mbledhjen e qumështit dhe përdorimin e tijë për prodhimin e ushqimeve të dryshme.