From Wikipedia, the free encyclopedia
Qilimi i Pazyrykut (Pazyryk Carpet) është qilimi më i vjetër i mbijetuar në botë. Ai daton nga shekulli i V-të para Krishtit. Ai është zbuluar nga Sergei Ivanovich Rudenko, në vitin 1949, duke gërmuar në Siberi, aty ku është ruajtur nga akulli në Luginën e Pazyrykut.
Origjina e këtij tapeti është e debatueshme, por të shumtët mendojnë që është pers. Qilimat persë janë në fakt, pjesë thelbësore e artit dhe kulturës perse. Motivet e tyre përfshijnë arabeska, palma, medaljone, figura gjeometrike, më shumë sesa kafshë dhe njerëz. Kjo ka ndodhur, për arsyen se islami e ka të ndaluar riprodhimin e tyre në imazhe. Shumica e këtyre qilimave janë të leshtë, por kanë mbijetuar edhe disa syresh prej mëndafshi.
Teknika e avancuar e thurjes e përdorur për qilimin e Pazyrykut, tregon një histori të gjatë evoluimi dhe eksperience të këtij arti. Shumë ekspertë besojnë se qilimi i Pazyrykut, është një arritje mijëravjeçare evoluimi teknik dhe historie. Sipas kësaj teorie, thurja e qilimave është një art, të paktën 3500-vjeçar.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.