Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
From Wikipedia, the free encyclopedia
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza " (QSUT) (anglisht: University Hospital Center "Mother Teresa") është një spital qendror në Tiranë, Shqipëri. Aktualisht është spitali më i madh i qendrës mjekësore në vend dhe mban emrin e Nënë Terezës, e cila ishte me origjinë shqiptare. Spitali ka një kapacitet prej 1612 shtretërish dhe punëson më shumë se 2500 persona.