![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/77/Map_Province_of_Foggia.svg/langsq-640px-Map_Province_of_Foggia.svg.png&w=640&q=50)
Provinca e Foxhës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Provinca e Foxhës (italisht Provincia di Foggia) është një krahinë italiane e Pulias me një popullsi prej 639.869 banorësh. Ajo është provinca e dytë më e madhe e Italisë, mbulon një sipërfaqe prej 6.965 km ² dhe përfshin 61 komuna. Provinca e Foxhës ka si kryeqendër qytetin e Foxhës, popullsia e të cilit përbën një të katërtën e të gjithë krahinës në tërësi.
Provinca e Foxhës
Provincia di Foggia | |
---|---|
![]() | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 639,869 |
{{{postal_code_type}}} | 71121-71122, 71010-71049 |
Faqja zyrtare | www.provincia.foggia.it |
Provinca e Foxhës kufizohet në perëndim me Provincën e Kampobasos (Rajoni i Molises) dhe Provincën e Beneventos (Rajoni i Kampanias), në jug me Provincën e Avelinos (Rajoni i Kampanias) dhe Provincën e Potencës (Rajoni i Bazilikatës), në jug-lindje me Provincën e Barletta-Andria-Tranit dhe në lindje laget nga Deti Adriatik. Në territorin e provincës bën pjesë edhe arqipelagu i Ishujve Tremiti.