![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a9/Province_de_Li%25C3%25A8ge_in_Belgium.svg/langsq-640px-Province_de_Li%25C3%25A8ge_in_Belgium.svg.png&w=640&q=50)
Provinca Liège
From Wikipedia, the free encyclopedia
Liège (Frëngjisht: [ljɛʒ] ( dëgjoni); Ualunisht: Lîdje, holandisht: Luik, gjermanisht: Lüttich) është provinca më lindore e Valonisë, Belgjikë.
Liège
| |
---|---|
![]() | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,109,067 |
Faqja zyrtare | www |
Kufizohet me provincën holandeze të Limburgut, shtetet gjermane të Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz, Diekirch në Luksemburg, me provincat valonas (frëngjisht-folëse) të Luksemburgut, Namurit dhe Brabantit Valonas, dhe me provincat flamane (holandisht-folëse) të Brabantit Flamand dhe Limburgut.
Pjesë e zonës më lindore të provincës, në kufi me Gjermaninë, është rajoni gjermanisht-folës i Eupen-Malmedy, i cili u bë pjesë e Belgjikës pas Luftës së Parë Botërore.
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i provincës është qyteti me të njëjtin emër, Liège. Provinca ka një sipërfaqe prej 3,862 km2, dhe një popullsi prej 1,109.067 që nga janari 2021.