Protestat në Hong Kong 2019
demonstrata kundër një projektligji të ekstradimit të të dënuarve në Hong Kong drejt Kinës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Protestat e Hong Kongut të vitit 2019 janë një seri demonstratash në Hong Kong dhe protesta solidariteti në qytete të tjera jashtë vendit, të cilat filluan me qëllim tërheqjen e një projektligji ekstradimi të propozuar nga qeveria e Hong Kongut . [2] [3] Nëse miratohej, projektligji do t'u lejonte autoriteteve lokale të arrestojnë dhe ekstradojnë njerëzit që kërkohen në territore me të cilat Hong Kongu nuk ka marrëveshje ekstradimi, përfshirë Kinën dhe Tajvanin . [4] Shqetësime u ngritën se projektligji do të vendoste qytetarët e Hong Kongut dhe vizitorët nën juridiksionin e kontinentit kinez, duke minuar autonominë e rajonit dhe të drejtat dhe lirinë e njerëzve. [5] [6] [7] [8] Ndërsa protestat përparuan, protestuesit shtruan pesë kërkesa kryesore mbi dyshimet për sjellje të papranueshme nga ana e policisë dhe reformën demokratike, e cila ka ngecur që nga i ashtuquajturi Revolucioni i Çadrave në vitin 2014. Qeveria qendrore kineze ka deklaruar se kjo është "kriza më e rëndë në Hong Kong" që nga dorëzimi më 1997. [9]
Protestat në Hong Kong 2019 | |||||||||||||
Kinezishtja tradicionale | 反逃犯條例修訂運動 | ||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kinezishtja e thjeshtëzuar | 反逃犯条例修订运动 | ||||||||||||
Literal meaning | Lëvizja e ndryshimit të projektligjit për kriminelët në arrati | ||||||||||||
| |||||||||||||
Protestat kundër riatdhesimit | |||||||||||||
Kinezishtja tradicionale | 反送中運動 | ||||||||||||
Kinezishtja e thjeshtëzuar | 反送中运动 | ||||||||||||
Literal meaning | Lëvizja kundër ekstradimit në Kinë | ||||||||||||
|
Demonstratat kundër projektligjit filluan në mars dhe prill dhe u shndërruan në një lëvizje masive të vazhdueshme në qershor. [10] [11] Qindra mijëra njerëz marshuan në një protestë kundër projekt-ligjit në 9 qershor. [12] [13] [14] [15] Protestat më 12 qershor, ditën kur projektligji ishte caktuar për një lexim të dytë në Këshillin Legjislativ, shënuan një përshkallëzim të mprehtë të dhunës. Policia e ashpër përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demonstruesve, por protestuesit me sukses bllokuan kalimin e projekt-ligjit. [16] Dy milion njerëz marshuan në 16 qershor, protesta më e madhe deri më sot, një ditë para se Shefja Ekzekutive Carrie Lam (shqip: Kerri Lam) të pezullonte projekt-ligjin. [17] [18]
Më 1 korrik, në 22 vjetorin e dorëzimit të Hong Kongut nga Britania e Madhe tek Kina, qindra mijëra njerëz morën pjesë në marshimin vjetor të korrikut . [19] Një pjesë e këtyre demonstruesve u larguan nga marshimi dhe u futën në Kompleksin e Këshillit Legjislativ, duke shkatërruar simbolet e qeverisë qendrore. [20] Pas kësaj ngjarjeje, protestat kanë vazhduar gjatë gjithë verës, duke u përshkallëzuar në konfrontime gjithnjë e më të dhunshme, midis policisë, aktivistëve, anëtarëve të triadës, një bandë e njohur keqbërësish pro-Pekinit dhe banorëve vendas në mbi 20 lagje të ndryshme në të gjithë rajonin. [21] 21 korriku shënoi sulmet keqbërëse të Yuen Long-ut ku anëtarët e organizuar të triadave sulmuan protestuesit dhe kalimtarët, gjë që rriti tensionin. Operacionet pasuese të policisë shkaktuan një grevë të përgjithshme dhe protesta në mbarë qytetin më 5 gusht dhe më 18 gusht, 1.7 milion njerëz morën pjesë në një miting duke dënuar brutalitetin e policisë. [22] Frymëzuar nga Rruga Balltike, rreth 210,000 njerëz morën pjesë në fushatën "Rruga e Hong Kongut", ku ata krijuan një zinxhir njerëzor të gjatë mbi 50 kilometra. [23]
Shefja Ekzekutive Carrie Lam pezulloi projektligjin e ekstradimit më 15 qershor dhe e shpalli atë "të vdekur" më 9 korrik, por nuk e tërhoqi atë plotësisht deri në 4 shtator. [24] [25] [26] Sidoqoftë, ajo refuzoi plotësimin e katër kërkesave të tjera të protestuesve, përkatësisht një hetim të pavarur për brutalitetin e policisë, lirimin e protestuesve të arrestuar, një tërheqje të plotë të karakterizimit zyrtar të protestave si "trazira", dhe të drejtën universale për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Legjislativ dhe shefit ekzekutiv. [27] Deri më tani, lëvizja është përshkruar kryesisht si "pa udhëheqës", dhe protestuesit kanë zgjedhur taktika dhe metoda të ndryshme për të shprehur kërkesat e tyre.