From Wikipedia, the free encyclopedia
Shën Prokopi ose Prokopi i Scythopolis (ndërroi jetë më 7 korrik, 303 AD) nderohet si një martir i hershëm dhe shenjtor më 8 korrik në Kishën Ortodokse të Tiranës dhe mbarë Kishat e Lindjes. Eusebi i Cezareas shkruan se martirizimi i tij ka ndodhur gjatë persekutimit të Dioklecianit, dhe thekson se "ai ka lindur në Jeruzalem, por kishte shkuar për të jetuar në Scythopolis, ku ai mbajti tre zyra kishtare. Ai ishte lexues dhe përkthyes në gjuhën siriane, dhe shëronte të pushtuarit nga shpirtërat e këqij ". Eusebi shkruan se Prokopi është dërguar me shokët e tij nga Scythopolis të Cezaresë maritima, ku dhe u martirizua.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Më vonë legjendat e paraqesin atë si një shenjt ushtarak, apo një asket, një Persian, ose një princ të Aleksandrisë. Një histori e tregon sesi mundi afro 6,000 pushtues barbarë thjesht duke u treguar atyre Kryqin. Një legjendë e ngjashme me atë të treguar prej Palit nga Tarsi, e bën atë përndjekës i të krishterëve quajtur Neanias i cili ishte bërë duka i Aleksandrisë nga Diokleciani. Në rrugën nga Antiokia Neanias përjetoi një vizion dhe e deklaroi veten si i krishterë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.