From Wikipedia, the free encyclopedia
Preç Zogaj (Manati, 5 dhjetor 1957) është politikan, gazetar dhe letrar shqiptar.
Preç Zogaj | |
---|---|
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve | |
Në detyrë 11 qershor – 6 dhjetor, 1991 | |
Paraprirë nga | Moikom Zeqo |
Pasuar nga | Vath Koreshi |
Ministër Shteti pranë Kryeministrit | |
Në detyrë 28 tetor, 1998 – 15 janar, 2000 | |
Paraprirë nga | Maqo Lakrori (sekretar shteti për integrimin euroatlantik) |
Pasuar nga | Ilir Zela |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 5 dhjetor, 1957 Manati, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | gazetar |
Lindi në Manati të Lezhës më 5 dhjetor 1957. Mbaroi Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1976-78 qe punëtor në kooperativë. Më 1978-1981 kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Më 1981-1983 punoi mësues në Velë të Lezhës. Më 1983-1989 punoi si gazetar pranë organit "Zëri i Rinisë". Më 1989-90 punoi si shef i prozës së shkurtër në shtëpinë botuese shtetërore "Naim Frashëri".
Themelues i RD-së dhe njëri prej nismëtarëve të Partisë Demokratike. Më 1991-1992 deputet i PD-së, në qeverinë Bufi pati portofolin e ministrit të Kulturës. Më 1992 themeloi partinë Aleanca Demokratike dhe më pas, më 1993-1997, drejtor shtypit i saj.
Më 1997-1999 qe këshilltar i Presidentit Rexhep Meidani dhe më 1999-2000 ministër shteti pranë kryeministrit Ilir Meta.
Më 2005-2009 deputet i Partisë Demokratike.[1]
Gjate viteve '90 ishte kryeredaktor i gazetes Koha Jone, te botuar ne Tirane.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.