Mundshmëria elektrike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në elektrodinamikë , mundshmëria elektrike në një pikë të hapësirës është energjia e mundshme për njësi të ngarkesës elektrike që është e lidhur me një fushë elektrike të qëndrueshme dhe të pandryshueshme në kohë. Tipikisht e matur në volt, ajo është një madhësi skalare e Lorencit. Ndryshimi në mundshmërinë elektrike midis dy pikave njihet si voltazhi.
Është gjithshtu edhe një mundshmëri skalare elektrike e përgjithshme që përdoret në elektrodinamikë kur fusha elektromagnetike që ndryshojne në kohe jane të pranishme. Kjo mundshmëri elektrike e përgjithshme nuk mund të shpjegohet thjesht si energji e mundshme.