![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/08/Porto-Novo_vue.jpg/640px-Porto-Novo_vue.jpg&w=640&q=50)
Porto Novo
From Wikipedia, the free encyclopedia
Porto Novo (i njohur gjithashtu si Hogbonu dhe Ajashe) është kryeqyteti i Beninit, dhe ishte kryeqyteti i Dahomeit francez. Bashkia mbulon një sipërfaqe prej 110 kilometrash katrorë dhe në vitin 2002 kishte një popullsi prej 223,552 banorësh. Ai u zhvillua fillimisht si një port për tregtinë e skllevërve, një pjesë e rëndësishme e shumë Perandorive Europiane në atë kohë duke përfshirë Perandorinë Portugeze. Porto-Novo është një port në një gji brenda të Gjirit të Guinesë, në pjesën juglindore të vendit. Është qyteti i dytë më i madh i Beninit, dhe megjithëse Porto-Novo është kryeqyteti zyrtar, ku ndodhet parlamenti, qyteti më i madh Kotonu është selia e qeverisë, ku ndodhen shumica e godinave qeveritare dhe departamentet qeveritare. Rajoni rreth Porto-Novo prodhon vaj palme, pambuk dhe kapok. Nafta u zbulua në brigjet e qytetit në vitet 1990, dhe që atëherë është bërë një eksport i rëndësishëm.
Porto Novo
Porto Novo | |
---|---|
![]() | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 223,522 |
Faqja zyrtare | www.villedeportonovo.com |