From Wikipedia, the free encyclopedia
Porcupine Tree është rock bend i formuar në vitin 1987 nga Steven Wilson në Hertfordshire, Angli. Muzika e tyre është e lidhur me zhanret psychedelic rock dhe progressive rock; sidoqoftë ata janë influencuar edhe nga zhanret trance, krautrock, dhe ambient. Që nga fillimi i viteve 2000, muzika e tyre ka filluar të anojë kah zhanret progressive metal dhe alternative rock.
Porcupine Tree | |
---|---|
Background information | |
Origjina | Hemel Hempstead, Hertfordshire, Angli |
Zhanret | Progressive rock, psychedelic rock, alternative rock, experimental rock |
Vitet aktik | 1987 - 2010 |
Labeli | Delerium, Snapper, Lava, Transmission, Roadrunner, Atlantic, WHD, Peaceville, Kscope |
Antar/ët | Steven Wilson Richard Barbieri Colin Edwin Gavin Harrison |
Anëtarët e kaluar | Chris Maitland |
Website | www.porcupinetree.com |
Bendi njihet për qasjen e tyre multimediale, me performancat e tyre që përfshijnë ekrane me projektime të ndryshme filmike për çdo këngë. Elementi vizual u fut në turnenë e albumit In Absentia, kur bendi filloi të punonte me fotografin danez Lasse Hoile.
Pavarësisht se kanë kontrata me kompanitë distributive Roadrunner Records and Atlantic Records, bendi e ka kompaninë e vet, Transmission, të cilën ata e shfrytëzojnë për të lansuar albume të pavarura apo edicione speciale. Në vitin 2007, bendi u nominua për Grammy Award për Best Surround Sound Album me albumin e tyre Fear of a Blank Planet dhe përsëri në vitin 2010 me albumin The Incident.
Webfaqja Music Radar i vendosi ata në pozitën #4 në listën "The 30 greatest live acts in the world today" (2010).
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.