![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bc/Population_density.png/640px-Population_density.png&w=640&q=50)
Popullata
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në biologji, popullatat, janë të gjitha organizmat e të njëjtit grup ose specie, të cilat jetojnë në një zonë të caktuar gjeografike dhe kanë aftësinë e ndërthurjes.[1][2] Zona e një popullate seksuale është zona ku kryqëzimi është i mundur në mes të çdo çifti brenda zonës, dhe ku probabiliteti i ndërthurjes është më i madh se probabiliteti i kryqëzimit me individë në zonat e tjera.[3]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bc/Population_density.png/640px-Population_density.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/04/Population_density_key.png/150px-Population_density_key.png)
Në sociologji, popullata i referohet një koleksioni njerëzish. Demografia është një shkencë shoqërore që përfshin studimin statistikor të popullsisë njerëzore. Popullsia në terma më të thjeshtë është numri i njerëzve në një qytet, rajon, vend ose botë; popullsia zakonisht përcaktohet nga një proces i quajtur regjistrimi (një proces i mbledhjes, analizimit, përpilimit dhe publikimit të të dhënave)