Politika e majtë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Politika e majtë, ose politka e krahut të majtë, përshkruan vargun e ideologjive politike që përkrahin dhe kërkojnë të realizojnë barazi shoqërore dhe egalitarianizëm, shpesh në opozitë ndaj hierarkisë sociale në përgjithësi[1][2][3][4], ose disa hierarki të caktuara shoqërore.[5] Politikat e majta zakonisht përfshijnë një interesim për ata në shoqëri të cilët anëtarët e kësaj politke i perceptojnë si të penguar në krahasim me të tjerët, si dhe një besim që ka jobarazi të paarsyeshme që duhet reduktuar apo hequr plotësisht[1] përmes mënyrave radikale që e ndryshojnë natyrën e shoqërisë ku po implementohen.[5]