Policia e Shtetit Shqiptar
From Wikipedia, the free encyclopedia
Policia e shtetit ose policia shqiptare është policia dhe Agjencia Kombëtare e zbatimit të ligjit e cila vepron në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Rrëzimi i sistemit komunist dhe vendosja e pluralizmit politik pas vitit 1991 solli ndryshime të rëndësishme në strukturën e policisë shqiptare. Ministria e Rendit Publik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë u krijuan në Prill 1991 dhe ligji i ri i Korrikut 1991 krijoi Policinë e Rendit Publik. Gati 80% e fuqisë punëtore të mëparshme të policisë, u zëvendësuan me rekrutë të rinj. Më 4 Nëntor 1991, policia shqiptare u pranua si anëtare e Interpolit. Numri i urgjencës është 129.
Fakte të shpejta Policia e Shtetit, Themeluar ...
Policia e Shtetit | |
---|---|
Emblema e Policisë | |
Themeluar | 13 Janar 1913 |
Forma e tanishme | 1992 |
Qendra e Bazës | Bulevardi i Bajram Currit, Tiranë, Shqipëri |
Komanda | |
Drejtori | Muhamet Rrumbullaku |
Ministri përgjegjës | Taulant Balla (Ministria e Brendshme) |
Fuqia njerëzore | |
Personel aktiv | 10,958 punonjës |
Artikuj të ndyshëm | |
Historia | Arma e Xhandarmërisë (1925–1939) Policia Popullore e Shqipërisë (1945–1991) |
Mbylle