Plioceni
Epoka e dytë në Periudhën e Neogjenit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Plioceni është epoka gjeologjike që shtrihet me kohëzgjatje nga 5.333 milion në 2.58 milion vjet më parë. Është epoka e dytë dhe më e re e Periudhës Neogjene në Epokën Kenozoike. Plioceni pason Epokën Miocene dhe pasohet nga Epoka e Pleistocenit.
Sikurse edhe me periudhat e tjera gjeologjike, shtresat gjeologjike që përcaktojnë fillimin dhe fundin janë të mirë identifikuara, por datat e sakta të fillimit e mbarimit të epokës janë paksa të pasigurta. Kufijtë që përcaktojnë Pliocenën nuk janë përcaktuar nga ndonjë ngjarje lehtësisht e identifikueshme në mbarë botën, por në kufijtë rajonalë ndërmjet Miocenit të ngrohtë dhe Pliocenit relativisht më të ftohtë. Kufiri i sipërm është vendosur në fillim i akullnajave të Pleistocenit.