From Wikipedia, the free encyclopedia
Papa Pio XI (lat. Pius PP. XI; Desio, 31 maj, 1857 - Romë, 10 shkurt, 1939), lindur Ambrogio Damiano Achille Ratti (Abrogjo Damiano Akile Rati) ishte teolog, prift, ipeshkv i Romës dhe papa i Kishës katolike romake nga viti 1922 gjer në vdekjen e tij, në vitin 1939.
Fjalia e tij apostolike ishte "raptim transit" (kalo shpejt), ndërsa shtysa e tij papënore ishte "Paqja e Krishtit në mbretërinë e Krishtit".
Pio XI lindi në Desio, krahinë e Milanos, më 31 maj 1857 si biri i katërt ndër pesë të tjerë në familjen e tij. U pagëzua me emrin Akile Abroxhio Damiano Rati. Babai i tij, Françesko ishte pronar i kamur i një fabrike mëndafshi, e ëma Tereza Gali, nga Sarono ishte bija e një hotelxhiu.
Mësimet e para i mori në vendlindje nga prifti Xhuzepe Volontieri, mësues i shkollës fillore të Desios dhe xhaxhai Don Damiano Rati. Rati e nisi karrierën e tij kishëtare duke ndjekur shembullin e xhaxhait të tij Don Damiano Ratit. Studimet ai i filloi në vitin 1867 në seminarin e Sevesos, më pas në atë të Monxas. Në vitin 1874 u bë pjesëtar i urdhërit tresh françeskan. Në 1875 hyri në Seminarin e Madh të Milanos e në 1879 ndodhet pranë Kolexhit Lombard. U shugurua prift më 20 dhjetor 1879.
Rati ishte njeri me një dituri të gjerë, iu dha një doktoratë e trefishtë në filozofi, në drejtësi kanonike dhe teologji në Universitetin Gregorian. Ai kishte një pasion të madh si për studimet letrare, ku parapëlqente Danten dhe Manxonin, ashtu edhe për studimet shkencore, saqë kishte qenë në mëdyshje nëse do të fillonte studimet në matematikë; prandaj ishte mik i ngushtë dhe, për një farë kohe bashkëpunëtor i Don Xhuzepe Merkalit, teolog i njohur, të cilin e kishte njohur në seminarin e Milanos. Rati ishte poashtu një alpinist i apasionuar, dhe pushtoi majat e disa Alpeve dhe ishte i pari që në vitin 1889 arriti majën e Monte Rosas nga faqja lindore dhe në gusht hapi një rrugëkalim të ri për Monte Biankon, që quhet ende sot "Rruga Rati-Graseli". Ngjitjet e fundit të papës së ardhshëm datojnë në 1913. Për gjithë kohën që Rati ishte anëtar, bashkëpunëtor dhe redaktor i artikujve mbi Klubin Alpinist Italian.
Pio XI në qarkoren e nxjerrë prej tij trajtoi disa herë lidhjen mes parasë dhe ekonomisë, e mes ekonomisë dhe Luftës së II Botërore. Në Quadragesimus annus ai pohon:
Në shkurt të 1939 Pio XI thirri në Romë gjithë ipeshkvëninë italiane me rastin e dhjetëvjeçarit të parë të "pajtimit" me shtetin italian, dhe shtatëmbëdhjetëvjeçarit të papënisë së tij dhe 40-vjeçarit të priftënisë së tij. Në ditët e 11 dhe 12 shkurtit ai kishte shpallur një diskutim të rëndësishëm, të përgatitur muaj më parë ku ai kishte kallëzuar dhunimet e Paktit Lateranens nga pala e regjimit fashist dhe përndjekjet racore dhe përgatitjet për luftë në Gjermani. Ky diskutim u mbajt i fshehtë gjer në papëninë e Papa Gjonit XXIII kur në vitin 1959 u përbotuan disa pjesë. Papa Pio XI vdiq nga një ndalim zemre, natën e 10 shkurtit të vitit 1939.
Disa hamendësuan, sipas një ditari të kardinalit Tissearant të zbuluar në vitin 1972, se Pio XI ishte vrarë nga Musolini, i cili kishte pasur dijeni se mund të dënohej e çkishërohej. Sipas këtyre hamendësimeve, vrasësi duhej të sihte profesor doktor Françesko Petaçi, babai i Klareta Petaçit, mikeshë e Musolinit për një kohë të gjatë. Kjo teori u përgënjeshtrua nga karinal Konfaloneri, sekretar shteti i Pios XI.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.