histori From Wikipedia, the free encyclopedia
Piramidat janë varre gjigante. Sipas traditës e besimit egjiptian, pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë. Në to futeshin mjafte ushqime, stoli, e zbukurime madje dhe skllevër qe duhet te shoqëronin faraonin e tyre. Ndërtimi i piramidave kërkonte kohë të gjatë. Tre janë piramidat më të mëdha: Keopsi, Kefre dhe Mikerino.
Zbulimet arkeologjike kanë treguar se piramidat nuk janë ndërtuar vetëm në Egjipt, por dhe në Amerikën Qendrore, në Evropë.
Piramida e Keopsit u ndërtua në vitet 2700-3100 para Krishtit. Është më e madhja nga tri piramidat kryesore në luginën e Gizës dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën.
Ajo u ndërtua nga Faraoni Keops, ka një lartësi prej 136,86 metra, ndërsa gjatësia e çdo brinje të bazës është rreth 227 m. Piramida e famshme përbëhet nga 2500000 blloqe me masë nga 2 deri në 5 tonë secila. Morën pjesë rreth 4-5 mijë puntorë.
Pesha e saj mendohet se i afrohet 6000000 tonelatave, ndërsa blloqet formojnë 203 shkallë, me lartësi mesatare prej 1 metri.
Nga analizat e ndryshme që janë bërë, është përcaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug, ndërsa lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
Duke shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148208000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në kilometra nga Toka deri në Diell.
Por, si është ndërtuar me saktësi, ende nuk dihet. Mendohet se është përdorur teknologji primitive bazuar në, kavot dhe forca e kahut.
Dhoma e Faraonit është ndërtua me blloqe gjigante graniti, ku secila prej tyre peshon 60 ton. Por, edhe pse me kalimin e viteve janë hedhur shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar bindëse, ndoshta kjo edhe për faktin se egjiptianët nuk kanë lënë asnjë gjurmë për mënyrat që përdorën për ndërtimin e saj.
Arkitekti francez, Zhan-Pier Houdin, propozoi një zgjidhje. Sipas tij, pjesa më e madhe e piramidës është ndërtuar nga brenda falë një skele në formë spiraleje deri në kulmin e strukturës së piramidës. Falë kësaj mënyre, ata arritën të ndërtonin edhe dhomën e Faraonit. Ai e shpjegoi me një demostrim virtual.
Fillimisht u ndërtua në kompjuter i gjithë monumenti, ku përfshiheshin përmasat e tij gjeometrike, llojet e materialeve të përdorura, dhe pesha e forca e njerëzve që punuan aty, duke krijuar kështu për herë të parë një imitim tredimensional të kantierit të vitit 2500 para Krishtit.
Në llogaritjet e hartuesit u futën fërkimi, rezistenca e kavove e litarëve të ndërtuar me materialet e asaj kohe, temperatura.
Megjithatë, Houdin ka kërkuar të vërtetojë në kompjuter hipotezat e ndryshme rreth ndërtimit të saj. Sipas tij, e gjithë kjo "mrekulli" është ndërtuar në tri faza, ndërsa i gjithë ndërtimi ka zgjatur 21 vjet.
Kjo fazë nisi nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e piramidës deri në lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë piramidës.
Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar ishte e nevojshme që të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që janë përdorur për ndërtimin e piramidave.
Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të ndërtuar dhomën mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës.
Në vitet 15-21, piramida ishte drejt përfundimit. Në katin që i korrespondonte me çatinë e dhomës së Faraonit, u bë i mundur ndërtimi i një skele të brendshme, që shkonte përgjatë mureve, deri në kulmin e piramidës.
Ajo ishte e hapur te këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të transportonin deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.
Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e punëtorëve të tjerë.
Megjithatë, puna ishte e vështirë, rrallë punohej me siguri, për shkak të kushteve të papërshtatshme pasi temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë në hije.
Rrotullimi i blloqeve ishte i nevojshëm në çdo cep të piramidës dhe bëhej i mundur përmes një argani që kontrollohej nga një numër i vogël punëtorësh. Një teori tjetër është ekzistenca e një skele të brendshme, por arkeologët thonë se për ta ditur si ështe e vërteta, duhet çmontuar piramida.
Faza e fundit, lidhet me majën e piramidës. Duke qënë se është e vështirë të manovrosh, për shak të madhësisë e saj të barabartë me 6-7 blloqe betoni dhe formës së saj, pas përfundimit të trupit të piramidës, mendohet se maja është ndërtuar e para.
Sipas studiuesve, maja vendisej në qendër të kantierit, pas përfundimit të dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur me sistemin e rrotullimit të kavove. Në praktikë, një grup i vogël punëtorësh i lidhte blloqet në cep me litarë dhe i rrotullonin.
Llogaritjet në kompjuter treguan se litarët në atë kohë ishin në gjendje të duronin rrotullimin e nevojshëm pa u këputur.
Sot, pamja e piramidave që ka humbur disa dhjetëra metra lartësi, për shkak të erozionit (në fillim ishte 146 metra e gjatë) është shumë ndryshe nga ajo që duhej të ishte në vitet e mbretërimit të Keopsit.
Nga brenda ajo ishte e veshur tërësisht nga blloqe gëlqerorë më të vegjël dhe të ngjashëm me ata që edhe sot shihen në majën e piramidave të Kefrenit, pak metra larg saj.
Nuk janë prishur, por janë "pushtuar" për të realizuar ndërtime të tjera, fshatra dhe shtëpi. Edhe brenda piramidat janë plaçkitur. Megjithatë, varret brenda tyre nuk janë dëmtuar.
Herodoti, është i vetmi person që ka shkruar për proçeset e ndërtimit të piramidave në një nga librat e tij të asaj kohe, përshkruan vetëm mënyrat dhe kohët e ndërtimit të piramidës së Keopsit.
Megjithatë, besueshmëria e pohimeve të tij është subjekt i shumë kritikave. Herodoti flet për përdorimin e një skele të madhe të jashtme, që, sipas llogaritjeve të bëra nga Houdin, duhet të ketë qenë e gjatë 3.3 kilometra për të pasur një pjerrësi të shfrytëzueshme në një largësi kaq të madhe.
Për më tepër, Herodoti tregon fakte që ka zbuluar nga vitet 449 deri në 430 para Krishtit, gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, kur mori lajmet nga një prift mbi ndërtimin e piramidës rreth 2 mijë vjet pas ngjarjes.
Megjithatë, një nga arsyet që kjo teori merret si bazë sot, i detyrohet mungesës së plotë të informacioneve historike mbi metodat e ndërtimit: dokumenti më i vjetër që flet për varrin e Keopsit është i ashtuquajtur "papirusi Westcar" (që e mori emrin nga një udhëtare angleze që e kishte blerë) në vitin 1600 para Krishtit, 900 vjet më parë se piramidat.
Pas Herodotit, të tjerë kanë folur për skelat e mëdha të piramidave, por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk kishte mundur kurrë të eksperimentonte funksionin dhe mënyrën se si ishin ndërtuar.
Puna e Houdin, që pati edhe bekimin e egjiptianit të njohur Zahi Hawass, do të shpjegonte edhe enigmat e mbetura të pazgjidhura për shekuj.
Veçanërisht, ishte e çuditshme prania e kanaleve në "galerinë madhe", përveç mungesës së shkrimeve dhe dekoracioneve në mure: për shekuj ishte një mister i pazbuluar, pavarësisht dimensioneve të pashpjegueshme të korridoreve në brendësi të tij, që ishin të gjatë rreth dhjetë metra.
Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, përëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave.
Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.
Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.
Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.
Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e varrit në qendër.
Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.
Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere. Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.
Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave. Si rezultat i kësaj, piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për këtë arsye faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të paraardhësve të tyre.
Për një periudhë të gjatë, egjiptianët ndërtuan shumë tempuj përgjatë lumit Nil. Dy prej tempujve më të njohur janë Karnak dhe Luxor . Këto struktura përshtypjelënëse, me kolonat dhe portat e tyre gjigande, u ndërtuan për të nderuar përënditë vendase dhe kombëtare. Tempujt u vendosën aty ku përënditë dhe energjia e tyre hyjnore mund të jetonin të veçuar nga çdo gjë tjetër e botës. Sipas një legjende egjiptiane, tempulli i parë u formësua në një breg toke, e cila lagej nga nga deti i hershëm i quajtur Nun. Forma e parë me jetë, që u duk në atë vend, ishte një bimë të cilën e solli falkoi Hours. Një tjetër variant për këtë histori, e përshkruan lulen e lotusit si lulja e parë në të cilën u shfaq dielli. Pas kësaj u krijuan qeniet njerëzore. Ky moment u quajt Rasti i Parë (First Occasion). Në shenjë mirënjohjeje egjiptianët nisën të ndërtojnë tempuj për të nderuar dhe kujtuar përënditë. Projektimi i tempullit të parë u bë nga përënditë dhe çdo tempull që ndërtohej vinte si një kopje e të parit. Projektimi inkurajoi përënditë që të sillnin forcë hyjnore në rrafshin e tokës. Klerikët punonin në tempuj duke udhëhequr ritualet ditore në nder të përëndive dhe faraonëve, të cilëve u kushtoheshin këto tempuj.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.