Petro Koçi
politikan shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Petro Koçi ka lindur në Vlorë, Shqipëri më 15 shkurt 1961, në një familje me tradita patriotike rrënjët e të cilëve gjenden në rajonin e Myzeqesë dhe në rrethin e Vlorës. Gjyshi dhe dajua i tij morën pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Prindërit e tij ishin njerëz të punës dhe të librit. Petro Koçi ka trashëguar nga prindërit e tij një bibliotekë shumë të pasur, falë edhe pasionit të tij për librin.
Petro Koçi u rrit dhe u arsimua në Fier. Ka marrë arsimin fillor dhe tetevjecar në shkollën "Pinallopi Pirro" në Fier. Pas kësaj, ai fitoi me konkurs te drejten për të ndjekur Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" në Tiranë dhe më pas Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë-Filologjisë. Formimi i tij social,qytetar dhe arsimor mban vulën e qyteteve të Fierit dhe Tiranës. Kushtet ekonomike e detyruan atë të punonte për 4 vjet në Shkollën e Mersme të Bashkuar Kala të Doda në Dibër, ku arsimoi anglishten për fëmijët dhe të rinjtë e asaj zone. Atje, ai u dallua për pasionin e tij profesional dhe protagonizmin social. Banorët e Kalase së Dodës edhe sot e kësaj dite ruajnë një respekt të veçantë për punën, sjelljen dhe marrëdhëniet shoqërore me intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë të zonës. Petro Koçi u kthye në Fier në vitin 1988 dhe vazhdoi karrierën e tij profesionale në Shkollën e Mesme Industriale në Fier. Viti 1991 shënoi një kthesë në jetën e tij. Ai zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste në Fier dhe i drejton socialistët e këtij rrethi ne shumë beteja politike te vesgtira nga 1991 në 1997. U shqua për
shpirtin e iniciativës dhe profil qytetar demokratik. Ai u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak Fier në 1992-1996 dhe anëtar i Këshillit të Qarkut Fier në 1996-1997. Udhehoqi protestat paqësore të Fierit kundër piramidave financiare në pranverën e vitit 1997. Ai është zgjedhur deputet me votim të drejtpërdrejtë në 3 legjislatura në rresht në Fier, nga 1997 deri në 2009. Gjatë kësaj periudhe, ai u dallua për vendosmërinë dhe iniciativat e tij kundër korrupsionit dhe promovimit te modernizimit të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste. Petro Koçi ka qeverisur Ministrinë e Rendit Publik në një periudhë të vështirë, nga viti 1998 deri në vitin 1999, kur arriti me frymën patriotike dhe përkushtimin politik te kapercehej kriza e rendit publik pas ngjarjeve te rënda të 14 shtatorit 1998 dhe sidomos ne krizen e rende gjate fushates per spastrim etnik Kosovës prej regjimit te Millosheviqit. Qeverisja me duar të pastra dhe disiplina e pandërprerë ligjore ishin karakteristikat e punës së tij të palodhur në krye të departamentit. Ai është anëtar nderi i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së. Ai është zgjedhur dy herë Sekretar Organizativ i PSSH (Partia Socialiste në Shqipëri) në vitet 1997-1998 dhe 1999-2002. Gjatë kësaj periudhe,veprimtaria organizative e PS ka qenë në nivele të larta duke garantuar frymëmarrje demokratike të partisë dhe rritje ma terrëdhënieve kontrolluese të qytetarëve mbi qeverisjen. Brenda PS, Petro Koçi ishte iniciator dhe bashkë-udhëheqës i Lëvizjes për Catharsis në 2001-2002 dhe i Lëvizjes për Politikat Institucionale në 2007-2008. Si ligjvënës, ai ishte shumë aktiv dhe parimor. Ai ka qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare të Sigurisë (në 2005-2008 ai ishte nënkryetar) dhe Politikës së Jashtme. Në legjislaturën 2005-2009 ai ishte ndër 10 folësit më aktivë në Parlamentin e Shqipërisë. Ai ka kryesuar Delegacionin e Përhershëm të Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në vitet 2001-2005. U shkeput per disa vjet nga Partia Socialiste vetëm një ditë pas votimit për ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008, propozuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndryshime që përqendruan pushtetin në duart e Kryeministrit dhe shkatërruan parimin e kontrollit midis kompetencave kushtetuese. Ne Dhjetor 2014 Petro Koci emerohet zevendesminister i Mbrojtjes, detyre qe e mbasjti per 6 vjet e gjysem. Ne vitin 2020 u rikthye per te drejtuar Partine Socialiste ne Fier. Petro Koci eshte aktualisht deputet I Partise Socialiste. Petro Koçi ka mbajtur fjalime të shumta dhe intervista televizive dhe ka botuar shumë artikuj në shtypin me shkrim. Ai ka botuar dy libra publicistike: "Liria është një hic" dhe "Qytetar si ti!"
Në nëntor të vitit 2012, Petro Koçi u nderua me titullin Doctor Honoris Causa në Diplomacinë Ndërkombëtare nga Akademia e Global Global Peace.