Pepsi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pepsi-Cola ose më shumë njohur si Pepsi, është një pije e butë, jo alkoolike që prodhohet nga kompania PepsiCo. Është një ndër pijet më të konsumuara në botë kështu që shitet gjithkah në botë. Kjo pije për herë të parë u prodhua në vitet e 90-ta të shekullit XIX nga farmacisti Caleb Bradham. Marka u paraqit në tregun e përgjithshëm më 16 qershor të vitit 1903.
Që nga koha e paraqitjes së parë të Pepsit në treg kanë dalur variacione të shumta të Pepsit duke përfshirë llojet e njohura si Diet Pepsi, Pepsi Max, Pepsi Samba, Pepsi Blue, Pepsi Gold, Pepsi Jazz dhe Pepsi Next (prodhuar për tregun japonez).