From Wikipedia, the free encyclopedia
Pasaporta e Kosovës (Serbisht: Kosovski pasoš) është një dokument identifikimi dhe udhëtimi që u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky dokument bën të mundur udhëtimet ndërkombëtare dhe është pronë e shtetetit të Kosovës. Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Autoritetet kanë filluar lëshimin e pasaportave biometrike nga tetori i vitit 2011.[1]
Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Menjeherë pas miratimit të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, Autoritetet filluan lëshimin e pasaportave për qytetarët e Republikë së Kosovës. Ky ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm emblematik pasi bëhet lajmëtar i mëvetësisë së Kosovës në mbarë rruzullin tokësor.
Sidoqoftë Kosova akoma nuk njihet si shtet nga të gjitha kombet e botës dhe si rrjedhim edhe pasaporta e saj ka pasur vështirësi nëpër vendkalimet kufitare apo nga konsullatat e huaja për lëshimin e vizave. Popullsia e Kosovës, përgjatë viteve ka pasur nëpër duar pasaporta me mbishkrime të ndryshme:
Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.
Pasaporta aktuale e Kosovës tani është biometrike. Ngjyra është e kuqe, me stemën e Republikës së Kosovës në mes të kopertinës. Fjalët "REPUBLIKA E KOSOVËS" dhe "PASAPORTË" janë të shkruara ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Edhe të dhënat personale në faqen e brendshme janë të shkruara në të tria këto gjuhë.
Pasaporta kosovare përputhet me shumë standarde të rekomanduara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil si: përmasat, elementë sigurie, modeli, etj.
Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.
Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.
Pasaportat e Kosovës nuk njihen nga të gjitha shtetet e botës si dokumente udhëtimi dhe disa shtete refuzojnë hyrjen për shtetasit kosovarë që paraqiten me pasaporta të Kosovës.[2]
Disa vende e kanë njohur pasaportën e Kosovës si dokument udhëtimi të vlefshëm edhe pse nuk e njohin Republikën e Kosovës si shtet. Kjo situatë është e ngjashme me atë të pasaportës së Tajvanit.
Vendet e mëposhtme kanë deklaruar zyrtarisht se e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument të vlefshëm udhëtimi pavarësisht se nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur zyrtarisht:
|
Përveç kësaj, ka shtete në të cilat kosovarët thuhet se kanë mundur të udhëtojnë me pasaporta të Kosovës, por kjo nuk është një politikë e deklaruar zyrtarisht apo një dukuri e vërtetuar de facto.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.