From Wikipedia, the free encyclopedia
Pallati i Rinise dhe Sporteve (Serbisht: Палата омладине и спорта, Palata omladine i sporta, emri i mëparshëm "Boro and Ramiz") është stadium i cili ka dy fusha, të madhe me 8,000 shikues dhe të vogël me 3,000 shikues. Gjithashtu ka qendër tregtare, parking brenda stadiumit, dy qendra të kongresit dhe një librari.[1] E gjithë ndërtesa ka më shumë se 100 metra katrorë[2]
Emrat në të kaluarën | Boro and Ramiz |
---|---|
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Pronari | Kontestuese mes Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë së Privatizimit të Kosovës |
Kapaciteti | 8,000 (fusha e madhe) 3,000 (fusha e vogël) |
Ndërtimi | |
Gurthemeli | 1975 |
Hapur | 1977 |
Përdoruesit | |
Sigal Prishtina (basketball) | |
Faqja zyrtare | |
www |
Më herët stadiumi kishte emrin "Boro dhe Ramiz" (Serbo-kroatisht: Боро и Рамиз), pas dy partisanëve të Luftës së Dytë Botërore dhe heronjëve të Jugosllavisë Boro Vukmirović dhe Ramiz Sadiku. Boro ishte serb, ndërsa Ramizi ishte shqiptarë, kështu që emri simbolizon vllaznim dhe bashkim të serbëve dhe shqiptarëve.[2][3]
Në vitin 1975, u mbajt një referendum dhe qytetarët e Prishtinë, pastaj kryeqyteti i Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës votuan në favor të ndërtimit të një sallë të madhe.[4] Ndërtesa përfundoi më 1977.
Më 25 shkurt 2000, ndërtesa u dëmtua rëndë në një zjarr.[5] Pjesërisht ndërtesa u renovua, por fusha e madhe dhe salla e madhe ishin ende jashtë përdorimit.[2]
Fusha e vogël përdoret për basketboll nga Sigal Prishtina. Fusha përdoret edhe për futboll të vogël, hendboll, basketboll, volejboll, sporte të ndryshme, koncerte, ekpozitë, panairet, konventat dhe kongreset.
Fusha e madhe është jashtë përdorimit për shkak zjarrit që ndodhi në vitin 2000.
monumenti Newborn ndodhet përball ndërtesës.[6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.