![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a1/1_view_from_carfax_tower_oxford_2012.jpg/640px-1_view_from_carfax_tower_oxford_2012.jpg&w=640&q=50)
Oksford
qytet në Oksfordshajër, Angli / From Wikipedia, the free encyclopedia
Oksfordi (en: Oxford /ˈɒksfərd/[1][2]) është një qytet në rajonin Juglindor të Anglisë dhe kryeqendra e qarkut të Oxfordshire. Me një popullsi prej 159,994 banorësh[3] ai renditet si qyteti i 52-të më i madh në Mbretërinë e Bashkuar.[4][5] Oksfordi ka një të bazë të gjerë ekonomike, ku spikasin industria e prodhimit të motorëve, arsimi i lartë, industria botuese dhe ajo e teknologjisë së informacionit.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a1/1_view_from_carfax_tower_oxford_2012.jpg/640px-1_view_from_carfax_tower_oxford_2012.jpg)
Qyteti është i njohur në mbarë botën si shtëpia e Universitetit të Oksfordit, universitetit më të vjetër në botën anglofone.[6] Ndërtesat e Oksfordit janë shembuj të dalluar të stileve të ndryshme arkitekturore Angleze qysh nga periudha e vonë Saksone (shek. XI).