Otava
kryeqyteti i Kanadasë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ottawa (anglisht: /ˈɒtəwə/, frëngjisht: /ɔtaˈwa/) është kryeqyteti i Kanadasë. Qyteti ka një popullsi prej 952.000 banorësh, e zë vendin e katërt për nga madhësia në Kanada dhe vendin dytë në provincën Ontario. Zona e Ottawës-Gatineau (gjithashtu e njohur si National Capital Region) ka një popullsi prej 1.236.324 banorësh, i katërti sipas madhësisë nga qytetet e zonës. Ottawa është vendosur në pjesën juglindore të Ontarios në luginën e lumit Ottawa që është një lum i lundrueshëm, ndodhet midis kufirit të Ontarios dhe Kebekut.
Otava | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.014) 951,727 |
Emri i banorëve | otavanë |
{{{postal_code_type}}} | K0A, K1A-K4C |
Faqja zyrtare | www.ottawa.ca |
Ottawa është një bashki në Provincën e Ontarios. Megjithëse kjo nuk përbën një rast të veçantë, Ottawa është caktuar si kryeqytet federal kombëtar, që përfshin Kebekun dhe komunën fqinje Gatineau.
Otava qeveriset nga 24 antarë të këshillit të qytetit, të cilët zgjidhen nga banorët e Ottawës në zgjedhje të drejtpërdrejta. Këshilltarët e qytetit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe efikasitetin e shërbimeve të mëposhtme: zjarrfikësit, mjekësinë, departamentin e policisë, furnizimin me ujë, transportin, riciklimin dhe grumbullimin e plehrave, rrjetin e kanalizimeve etj. Kryetari i bashkisë së Ottawës është Jim Watson.