![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e3/Leonardo_da_Vinci_-_RCIN_912281%252C_The_cardiovascular_system_and_principal_organs_of_a_woman_c.1509-10.jpg/640px-Leonardo_da_Vinci_-_RCIN_912281%252C_The_cardiovascular_system_and_principal_organs_of_a_woman_c.1509-10.jpg&w=640&q=50)
Organi (biologji)
koleksion i indeve të bashkuar si një njësi strukturore që shërben për një funksion të përbashkët / From Wikipedia, the free encyclopedia
Organi në biologji është një pjesë e specializuar e trupit te qenieve të gjalla kafshëve ose bimëve, i cili kryen një funksion të caktuar. Në hierarkinë e jetës, një organ shtrihet midis indit dhe një sistemi organesh. Indet formohen nga qeliza të të njëjtit lloj për të vepruar së bashku në një funksion. Indet e llojeve të ndryshme kombinohen për të formuar një organ që ka një funksion specifik. Muri i zorrëve për shembull është i formuar nga indet epiteliale dhe indet e muskujve të lëmuar. Dy ose më shumë organe që punojnë së bashku në ekzekutimin e një funksioni specifik të trupit formojnë një sistem organesh, i quajtur gjithashtu një sistem biologjik ose sistem trupor.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e3/Leonardo_da_Vinci_-_RCIN_912281%2C_The_cardiovascular_system_and_principal_organs_of_a_woman_c.1509-10.jpg/640px-Leonardo_da_Vinci_-_RCIN_912281%2C_The_cardiovascular_system_and_principal_organs_of_a_woman_c.1509-10.jpg)