Oktapodi Pol
From Wikipedia, the free encyclopedia
Oktapodi Pol (janar 2008, 26 tetor 2010), i njohur edhe si Pol Oktapodi, ishte një oktapod që jetonte në një akuarium në qendrën e jetës ujore në Oberhausen, Gjermani, i cili u përdor si orakull për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të futbollit, zakonisht ndeshjet ndërkombëtare në të cilat luan Gjermania. Atij iu kushtua vëmendje botërore pas parashikimeve të tij të sakta në Kupën e Botës të viti 2010. Oktapodi Pol ka lindur në Angli. Tashmë janë bërë edhe shumë lojëra elektronike, me protagonist Polin.
! |
---|
Në kohën kur ai duhet të bëjë parashikimin, dy kuti të vogla plastike të cilat përmbajnë ushqim, secila e shënuar me një flamur të skuadrës përkatëse i prezantohen Polit. Poli zgjodhi gjashtë kuti me flamurin e Gjermanisë në ndeshjet e Euro 2008, në shtatë ndeshjet e skuadrës në Afrikë e Jugut 2010 ka arritur të gjejë rezultatin e saktë. Me fitoren e Gjermanisë kundër Uruguait në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në 10 korrik, suksesi i parashikimeve të tij shkoi në 85 %, pasi ai ka gjetur në mënyrë të saktë 11 nga 13 ndeshje. Gjithashtu ai ka parashikuar fitoren e Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Holandës, duke zgjedhur të hajë moluskun në kutinë me flamurin e Spanjës.