Numri e
From Wikipedia, the free encyclopedia
Numri e së bashku me numrat ,
,
dhe njësinë imagjinare
është njëra prej konstantave më të rëndësishme në matematikë. Numri e është numri i vetëm real i tillë që funksioni ex gjatë derivimit të tij nuk ndryshon. Funksioni
quhet funksion eksponencial dhe funksioni invers i tij është funksion logaritmik i cili për bazë e ka pikërisht numrin e. Numri e quhet edhe numër i Eulerit ose i Neperit.
Pasi e është numër transhendent dhe irracional vlera e tij nuk mund të jepet në formë të një numri dhjetor të fundëm por ai është një numër dhjetor i pafundëm dhe joperiodik vlera e tij me 20 shifra pas presjes është:
- 2.71828 18284 59045 23536….