Nuhu
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në fetë abrahamike (Judaizëm, Krishtërim dhe Islam), Noa ose Nuhu (arabisht نوح) (judaisht נֹחַ ) qe i teti dhe i fundit i patriarkëve të para-Përmbytjes. Historia e Arkës së Nuhut tregohet në narrativën e përmbytjes tek Zanafilla. Burimi biblik vijon me historinë e Mallkimit të Hamit.
Përpos Librit të Zanafillës, Nuhu përmendet gjithashtu në Dhiatën e Vjetër, në Librin e parë të Kronikave, dhe në librat e Tobiasit, Urtisë, Sirakut, Izaisë, Ezekielit, Ezdrat, Makabejtë; në Dhiatën e Re përmendet në ungjijtë e Mateut, Lukës, Letrat dërguar Hebrenjve dhe Letrat e Pjetrit.
Në Islam Nuhu njihet po ashtu si pejgamber i Zotit, një figurë tejet e rëndësishme për traditën islame dhe ndër të dërguarit më të hershëm tek njerëzimi. Në Kur'an, emri i tij përmendet në disa vende dhe madje një sure e tërë mban emrin e tij.