![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a2/Logo_of_the_JSO.gif/640px-Logo_of_the_JSO.gif&w=640&q=50)
Njësia e Operacioneve Speciale (Serbi)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Njësia për Operacione Speciale (Serbisht: Jedinica za specijalne operacije, ЈСО ose JSO) e njohur edhe si Beretat e Kuqe ose Frankies, ishte një njësi policore elitare e forcave speciale të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të RF Jugosllave (RDB), dhe ishte aktive prej 1991 - 25 mars 2003.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a2/Logo_of_the_JSO.gif/320px-Logo_of_the_JSO.gif)
JSO u krijua në vitin 1996 duke bashkuar njësitë paraushtarake nën komandën e Željko Ražnatović "Arkani" dhe Franko Simatović dhe duke i inkorporuar ato në sistemin e sigurisë së RF të Jugosllavisë nën kujdesin e Jovica Stanišić, kreut të Sigurimit të Shtetit Serb (RDB). Nga viti 1996 deri në nëntor 2001, zyrtarisht ishte nën kompetencën e BZHR-së. Njësia përfundimisht u shpërbë në mars 2003, pasi kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq u vra si rezultat i një komploti në të cilin ishin përfshirë disa anëtarë të njësisë.
Patronët dhe anëtarët e shumtë të njësisë dhe paraardhësit e tij janë implikuar dhe disa janë dënuar, për krime lufte gjatë Luftërave Jugosllave, si dhe për veprimtari kriminale. Komandanti zyrtar i njësisë Franko Simatoviq dhe eminenca e tij gri Jovica Stanishiq (kreu i RDB-së gjatë gjysmës së parë të sundimit të Slobodan Millosheviçit) u liruan në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime të ndryshme lufte. Anëtarë të ndryshëm të tjerë dënohen ose gjykohen për atentatin në autostradën Ibër dhe për vrasjen e Ivan Stamboliçit dhe Slavko Ćuruvijës. JSO gjithashtu thuhet se ishte përfshirë në raste të krimeve të luftës në Luftën e Kosovës.