From Wikipedia, the free encyclopedia
Njësia administrative Martanesh |
---|
Komuna Martanesh ose Martaneshi është një komunë në Rrethin e Bulqizës në Shqipëri.
{{Komuna | Titulli = Komuna Martanesh | Vendbanimet = Krasta · Gjon · [[Lenē] · Peshk · Val · [[Staveç] · Mēlcu · Ndër-Fushas }}
Krahina e Martaneshit njihet për relievin malor. Këtu buron lumi Mat, mbi të cilin ekzistojnë projekte për ngritje hidrocentralesh nga nisma private të banorëve të zonës. Martaneshi, si një njësi fiziko-gjeografike, ndodhet në zonën e mesme të Krahinës Malore-Qëndrore të Shqipërisë, në një pozicion gjeostrategjik, i rrethuar nga male dhe në kryqëzimin e disa krahinave të Shqipërisë së Mesme me ato të Veriut. Sipërfaqja e komunës është 169.2 km2,[1] nga e cila rreth 90 km2 janë pyje, 70 km2 përbëjnë kullotat, livadhet, fushat e pllajat malore, kurse pjesa tjetër është tokë e punueshme.Krahina e Martaneshit eshte krahina me e madhe ne ballkan per nga siperfaqja territoriale.
Ne fillim te viteve 1990 kemi vene re nje ndryshim demografik te madh te popullsise, qe jan larguar drejt qyteteve me te medha p'o dhe emigruar jashtē vendit. Ku nje numer i madh kane emigruar ne Itali ; Germani ; Angli , dhe Greqi.
Besimi fetar me i perhapur eshte Bektashizmi ( Nje sekt i muslimanizmit), pelegrinazhet qe bejne banoret e kesaj zone dhe jo vetem ( peligrinazhe nga gjithe Shqipëria) behen ne vendin e shenjte Ballëm Sulltani.
Mataneshi njihet dhe per Rakine e tij, dhe "per pirjen e saj" per te cilen ka dhe nje thenie ta pish rakine si ne Martanesh. Qe do te thote te pish deri ne ate pike qe te kenaqesh p'o mos te behesh i demshem per te tjeret. Burimi kryesor i ekonomise eshte shfrytezimi i mineralit te kromit.
Martaneshi është një trevë e banuar që në lashtësi. Në fshatin Gjon është gjetur një çekiç guri, origjinali i të cilit ndodhet në Muzeun Historik të Rrethit të Matit, i cili sipas përcaktimeve të arkeologëve i përket lashtësisë.
Për prejardhjen e emrit Martanesh ka pasur gojëdhëna të ndryshme. Në njërën prej të cilave thuhet: Se në kohën e pushtuesëve turq një vajzë me emrin Marta për të mos rënë në duar të tyre u hodh nga shkëmbi duke u bërë nismëtare edhe për vajza të tjera. Për të marrë këtë vendim vajzat ishin mbledhur në një shesh te vogël mbi një shkëmb që ndodhet afër fshatit Gjon, i cili quhet "Kuvendi i gocave". Gojdhënë tjetër thotë se ishin dhjete vajza që kanë luftuar bashke me te afërmit e tyre kundër forcave të ushtrisë turke në Qafen e Qarrit, atje është vrarë një vajzë me emrin Martë. Kështu që nga fjalët "Marta u nda prej nesh" ose "Marta u ndesh" thuhet se ka ardhur emri Martanesh.
Një tjetër e dhënë për emrin na vjen nga nje relacion i D. Farlatit studiues, prift katolik, i cili pasi ka pershkruar gjendjen e disa kishave katolike ne krahina të tjera thotë: "... Nder to ma e përmenduar është famullia e Shën Martini (nga kjo famulli e ka marrë emrin e vet katundi Martanesh) kisha bashke me kumbanoren gjinden ne kambe, ka ara e vreshta, prej fruteve te tyne nxirren vjet per vjet njizet numa argjendi..." Gjithashtu edhe ne relacionin e Mark Skurës, prift katolik thuhet se: "... Ka Shën Martinin në token e quajtur Shmertin. Motit qe abaci me rente te madhe, asht e plote ne gurë, e cila ka dy kumbonë, disa vreshta e ara për tu mbjellë, që qesin nja 25 reale..." Nga të dhënat arkivale që u cituan rezulton se Kisha e Shën Martinit ndodhej në tokën e quajtur Shmertin, aty ku banorët kremtonin si festë fetare Martindën. Ky vendbanim është quajtur Martinash-Martinesh-Martanesh janë reduktim fonetik, ndryshime të bëra në rrymë të kohës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.