Ndalimi i zilise (hasedit)

From Wikipedia, the free encyclopedia

Muaviu (radijallahu anhu) thotë : kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin)

Më shumë informacion Ky material duhet bartur te Wiki-Libra ...
Ky material duhet bartur te Wiki-Libra
Mbylle


Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12)

Fjala përgjim (texhessus) është prej fjalës xhes që don të thotë: provim me dorë, që është një prej shqisave të njeriut. Qëllimi i hadithit të lartëpërmendur ësht: ndalimi i përcjelljes së të metave të myslimanëve sepse ajo shpien në shkatërrimin e tyre.

Ka shumë hadithe dhe ajete të cilat ndalojnë përgjimin e të metave, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit” (Huxhurat – 12), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “mos dëgjoni fshehurazi fjalët e njerëzve as mos hulumtoni të metat e tyre.” (Buhariu)

Kujdes, kujdes vëlla mysliman nga hulumtimi i të metave të myslimanëve dhe përcjellja e tyre, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ai që përcjell të metat e vëllait të tij mysliman Allahu e përcjell atë deri sa t’ia zbuloj ato në shtëpinë e tij.” (Ahmedi), poashtu thotë: “kush ia mbulon një të metë vëllait të tij Allahu ia mbulon atij një të metë Ditën e Kijametit.” (Ahmedi)

Përjashtohet nga ky rregull kur hulumtimi i këtillë është metodë e vetme për të shpëtuar dikënd, për shembull, sikur të lajmëroj ndonjë njeri të besueshëm se filani është vetmuar me një tjetër për ta mbytur.

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.