![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d5/Narwhal_distribution_map.png/640px-Narwhal_distribution_map.png&w=640&q=50)
Narvali
From Wikipedia, the free encyclopedia
Narvali (lat. Monodon monoceros) është një balenë me dhëmbë me madhësi të mesme, e cila posedon një çatall të gjatë të përdredhur i cili i rritet nga nofulla e sipërme. Jeton gjatë gjithë vitit në ujërat e Arktikut rreth Groenlandës, Kanadasë dhe Rusisë. Është një nga dy llojet e gjalla të balenave në familje Monodontidae, së bashku me belugën. Narvalët meshkujt dallohen nga një çatall i drejtë, i gjatë e i përdredhur, i cili shkon deri në 2,6 metra.
Narvali | |
---|---|
![]() | |
Klasifikimi shkencor ![]() | |
Unrecognized taxon (fix): | Monodon |
Lloji: | Template:Taxonomy/MonodonM. monoceros |
Emri binomial | |
Monodon monoceros Linnaeus, 1758 | |
![]() | |
Përhapja e narvalëve |
Ashtu si belugat, narvalët janë balena me madhësi të mesme. Për të dyja gjinitë, me përjashtim të çatallit të mashkullit, madhësia e përgjithshme e trupit mund të shkojnë nga 3.95 deri në 5.5 metra; meshkujt janë pak më të mëdhenj se femrat. Pesha mesatare e një narvali të rritur është nga 800 deri në 1,600 kg. Gjatës moshës 11 deri në 13 vjeçare, meshkujt piqen seksualisht; ndërsa femrat piqen në moshën 5 deri në 8 vjeçare. Narvalët nuk kanë pendë shpinore, dhe rruaza tyre të qafës janë të bashkuara si tek gjitarët tjerë, e jo të përziera si tek delfinët dhe shumica e balenave.
I gjetur kryesisht në Arktikun kanadez dhe ujërat e Gorenlandës dhe Rusisë, narvali është një grabitqar i Arktikut i specializuar në mënyrë unike. Gjatë dimrit, ushqehet me pre bentike, kryesisht me shojzë, nën sipërfaqet me akull të dendur. Gjatë verës, ushqehet kryesisht me merculin e Arktikut dhe shojzën e Groenladnës, dhe me peshqe të tjerë të tillë si merluci polar që përbën pjesën e mbetur të dietës së tij. Çdo vit, si vjen vera ata mërgojnë nga gjiret në oqean. Në dimër, narvalët meshkuj herë pas here zhyten deri në 1,500 m thellësi, zhytje e cila mund të zgjas deri në 25 minuta. Narvalët, si shumica e balenave me dhëmbë, komunikojën me "kërcitje", "fishkëllime", dhe "trokitje".
Narvalët mund të jetojnë deri në 50 vjet. Ata vriten shpesh nga asfiksimi, kur ngrin akulli i detit. Një tjetër shkak i vdekjeve, posaçërisht në mesin balenave të reja, është uria. Popullsia aktuale e narvalëve është rreth 75,000, kështu që narvalët kategorizohen si kafshë me kërcënim të afërt (NT) sipas kritereve të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Narvalët gjuhen për më shumë se një mijë vjet nga njerëz inuitë (eskimezë) në veri të Kanadasë dhe Groenlandës, për mish dhe fildish, dhe një gjueti e rregulluar me ligj vazhdon sot e kësaj dite.