Mujë Krasniqi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mujë Krasniqi (6 Qershor 1967 – 14 Dhjetor 1998) i njohur si Komandant Kapuçi ishte njëri nga komandantët dhe luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës dhe ra dëshmorë më 14 dhjetor 1998 sëbashku me 41 ushtarët e tij në kufirin Kosovë–Shqipëri, pasi ranë në një pritë të organizuar nga forcat ushtarake serbe. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. Mujë Krasniqi ishte njëri ndër projektuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar i radhëve të para të kësaj ushtrie, koordinues i veprimeve luftarake dhe ndihmës reciprok në mes të Drenicës, Dukagjinit e Pashtrikut, në etapën e parë të zgjerimit të veprimeve të fshehta kundër pushtuesit serb. Ai ishte edhe shoku i luftës i legjendarit Adem Jashari dhe komandant emblematik i luftës për liri. Ai i përket bërthamës së parë çlirimtare të trimave të komandantit legjendar Adem Jashari.
Mujë Krasniqi | |
---|---|
Pseudonimi/et | "KAPUÇI" |
Lindur më | 6 Qershor 1967 Çabiq, Komuna e Klinës, Kosovë |
Vdekur më | 14 Dhjetor 1998 Kufiri Shqiptaro–Shqiptar, Gorozhup, Komuna e Prizrenit, Kosovë |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1990 – 1998 |
Grada | Komandant |
Njësia | Brigada 113 |
Në komandë | Zona Operative e Drenicës
|
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës (1998–1999) |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Mujë Krasniqi ishte komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës po ashtu ai ka qenë pjesëmarrës në daljen publike të UÇK-së në fshatin Llaushë të Skënderajit në varrimin e mësuesit Halit Geci të vrarë nga policia serbe. Mujë Krasniqi bashk me Rexhep Selimin dhe Daut Haradinaj më 28 nëntor 1997 bënë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mujë Krasniqi shquhej për guximin, trimërin e tij në fushat e betejave që zhvilloi UÇK-ja kundër forcave barbare serbe dhe në shumicën e rasteve ka udhëhequr njësitin e tij në ofensivat e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës dhe në disa raste edhe në Zonën Operative të Dukagjinit.