Muhammedi
profeti themelues i Islamit (rreth 570–632) / From Wikipedia, the free encyclopedia
Muhammedi[n 1] (arabisht: محمد) ose në shqip Muhameti është i dërguari i fundit i Zotit sipas fesë islame, njëkohësisht dhe figura qëndrore e asaj feje dhe sipas jomyslimanëve themeluesi i saj. Ka lindur rreth vitit 570 në Mekë, ndërsa vdiq më 8 qershor 632 në Medinë.
Fakte të shpejta Profet islam Muhammed, U lind në ...
Muhammed | |
---|---|
مُحَمَّد | |
U lind në | Rreth 53 para hixhretit (570 e.r.) |
Vdiq | 8 qershor 632 (61-62 vjet) Medina, Hixhaz, Arabia |
Vendi i prehjes | Kubeja e Gjelbër në Xhaminë e Profetit, Medina, Arabia Saudite 24°28′03″N 39°36′41″E |
Emrat e tjerë |
|
Vite aktiviteti | 583–609 e.r. si tregtar 610–632 e.r. si udhëheqës fetar |
Vepra të shquara | Kushtetuta e Medinës |
Pasardhësi | Shih Pasardhja e Muhammedit |
Kundërshtari/ët | Kurejsh |
Bashkëshorti/ja | Shih Gratë e Muhamedit |
Fëmijë | Shih Fëmijët e Muhamedit |
Prind/ër | Abdullah bin Abdylmutalib (babai) Emine bint Vehb (nëna) |
Të afërm | Pema e familjes së Muhamedit, Ehl el-Bejt ("Familja e Shtëpisë") |
Nënshkrimi | |
Vula e Muhammedit |
Mbylle
Njihet si pejgamberi i fundit nga myslimanët, të cilët besojnë se Allahu e dërgoi për të rikthyer Islamin, fe monoteiste e cila sipas myslimanëve është ndjekur edhe nga Ademi, Ibrahimi, Musa, Isai dhe pejgamberët e tjerë. Muhammedi bashkoi Arabinë në një shtet të njësuar mysliman dhe siguroi që mësimet e tija, veprat e tija, dhe Kurani, të jenë themelet e besimit fetar islam.