![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e4/Charles_Montesquieu.jpg/640px-Charles_Montesquieu.jpg&w=640&q=50)
Monteskjë
filozof francez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Baron de La Brède et de Montesquieu, shkrimtar francez, filozof i së drejtës dhe shtetit (1689–1755) ; 1714 anëtar i këshillit parlamentar, 1716–1726 president i parlamentit në Bordo ; 1728 anëtar i Académie Française. Kryevepra e tij është shkrimi shtetëror dhe filozofiko-kulturor "De l'Esprit des lois", në të cilin zhvilloi doktrinën antropologjiko-socio-historike mbi ligjvënien në marrëdhëniet mes tri formave të rendit shtetëror : republikës (demokracisë), monarkisë dhe despotizmit. Republika dhe monarkia bazohen mbi të drejtën, despotizmi (tirania) mbijeton vetëm me ndihmën e frikësimit dhe varet nga zakonet (e jo nga ligjet). Monteskieja përcakton duke u nisur nga kjo edhe kërkesën mbi ndarjen e pushtetit si parim i ndërtimit të brendshëm shtetëror, e cila ka si qëllim mënjanimin e veprimeve arbitrare të individëve apo grupeve. Këtë ai e zhvilloi nën shembullin e kushtetutës angleze. Ky formulim u bë ide e bazave më të rëndësishme të kushtetutave të para në Amerikën e Veriut (1776–1787) dhe të kushtetutave të tjera të mëvonshme me ndarje të pushtetit. Monteskie shkroi edhe romane dhe novela; konsiderohet si iluministi i parë francez.
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e4/Charles_Montesquieu.jpg/640px-Charles_Montesquieu.jpg)