novelist kinez From Wikipedia, the free encyclopedia
Guan Moye (kin:莫言) (Gaomi, 17 shkurt 1955), i njohur me psudonimin Mo Yan, është shkrimtar kinez fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2012. Mo Yan është një shkrimtar shumë i popullarizuar, të cilin Donald Morrison , në revistën TIME e përshkruan si “njëri ndër më të nohurit, shpeshherë i ndaluar, dhe përgjithsisht në grupin e shkrimtarëve kinez të piratizuar”, ndërsa Jim Leach e përshkruan si versioni kinez i Franc Kafkës dhe i Joseph Hellerit. Për publikun perëndimor është bërë i njohur me romanin Klani i sorgumit të kuq botuar më 1986 në Kinë, i cili u adaptua edhe në verzionin filmik. Akademia suedeze, e cila Yanit ia ndau Nobelin në vitin 2012, e përshkruan Yanin si shkrimtar "I cili, me realizmin e vet magjik, i lidh tregimet popullore, historinë dhe të sotmen moderne."
Veprat e Mo Yan-it janë romane historiko-epike që karakterizohen nga realizmi halucinant, dhe të cilat përmbajnë elemente të humorit të zi. Ndër temat kryesore në veprat e Mo Yanit është pandryshueshmëria e lakmisë dhe korrupsionit të natyrës njerëzore, përkundër ndikimit të ideologjive. Ngjarjet e shumë tregimeve të tij ai i vendos në qytetin e lindjes Gaomin verilindor në provincën Shandong, të Republikës Popullore të Kinës, dhe ai përdor imazhe verbuese, komplekse dhe shpeshherë të dhunshme. Mo Yan thotë se e kuptoi se mund ti bënte "anëtarët e familjes, të njohurit, fashatarët..." personazhe të romaneve të tij, pas leximit të romanit The Sound and the Fury të shkrimtarit amerikan William Faulkner. Mo Yan satirizon me zhanrin letrar të Realizmit Socialist duke i vendosur punëtorët dhe burokratët në situata absurde.
Shkrimet e Mo Yanit shquhen për dallimet e turbullta mes "të shkuarës dhe të ardhmes, të vdekurve dhe të gjallëve, si dhe të mirës dhe të keqes". Mo Yan shfaqet në romanet e tij si personazh gjysmë-autobiografik që ritregon dhe modifikon rrëfimet tjera të autorit. Personazhet femërore shpesh rebelohen ndaj roleve gjinore që i përcakton tradita si p.sh. në romanin "Gjinj të mëdhenj, vithe të gjera", nëna e familjes Shangguan pasi dështon që t'i bëjë burrit djem, fillon ta tradhtojë me burra tjerë, duke mbetur shtatzënë me një misionar suedez, një ushtar japonez etj. Pushteti i meshkujve poashtu paraqitet në mënyrë cinike në po të njëjtin roman, ku ka vetëm një hero mashkull.
Më 11 tetor 2012, Akademia Suedeze e shpalli Mo Yanin laureat të Çmimit Nobel Për Letërsi me motivimin "me anë të realizmit halucionant i bën bashkë përrallat popullore, historinë dhe të tashmen". Kur e fitoi çmimin në moshën 57 vjeçare, më 2012, ai u bë laureati i 109-të i tij, dhe i pari shtetas i Republikës Popullore të Kinës që e fitoi. Per Wästberg, anëtar i akademisë suedeze, në fjalimin e tij shpjegoi: "Mo Yan është poet që i shkul posterat stereotipikë të propagandës, duke e nxjerrë në pah individin nga një masë anonime e njerëzve. Me anë të talljes dhe sarkazmës, Mo Yan sulmon historinë dhe falsifikimet e saj, si dhe deprivimin dhe histerinë politike
Kreu i Akademisë Suedeze, Peter Englund tha në mënyrë më pak zyrtare: "Ai ka një stil tepër të veçantë të të shkruarit. Nëse lexon një gjysmë faqe nga Mo Yani, e njeh menjëherë se është e atij"
Në gjuhën shqipe janë përkthyer romanet:
•Bretkosa (2013) •Ndryshime (2014) •Klani i Sorgumit të kuq(2017)
Romani 'Bretkosa' është romani i parë i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kinze në gjuhën shqipe.
Wikimedia Commons has media related to Mo Yan. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.