![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/53/Mid%2527hat_Frash%25C3%25ABri.jpg/640px-Mid%2527hat_Frash%25C3%25ABri.jpg&w=640&q=50)
Mid'hat Frashëri
politikan shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Mid'hat bej Frashëri emri i të cilit radhitet edhe Mit'hat (njohur me emrin e pendës Lumo Skëndo; tr. Fraşerli Mithat Bey; Janinë, 25 mars 1880 – Long Ajllend, 3 tetor 1949) ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë". Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar dhe bashkëpunëtor me praninë ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Fakte të shpejta Themelues i Ballit Kombëtar, Të dhëna vetjake ...
Mid'hat Frashëri | |
---|---|
![]() | |
Themelues i Ballit Kombëtar | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 Mars 1880 Janinë, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 3 Tetor 1949 Nju Jork, SHBA |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Balli Kombëtar |
Marrëdhëniet | Abdyl Frashëri (Babai) Naim Frashëri (Xhaxhai) Sami Frashëri (Xhaxhai) Mehdi Frashëri (Kushëriri) Ali Sami Yen (Kushëriri) |
Punësimi | farmacist, librar |
Çmimet | Urdhëri i Lirisë (Kosovë) |
Nënshkrimi | ![]() |
Mbylle