Menduh Thaçi
politikan nga Maqedonia / From Wikipedia, the free encyclopedia
Menduh Thaçi (i lindur më 3 Mars 1965) në Tetovë, është politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoninë e Veriut. Që nga mosha e rinisë, kombëtarisht i formuar, i talentuar, i entuziazmuar nga vlerat demokratike liberale dhe i gatshëm për të hyrë energjikisht në jetën aktive politike, ai shumë shpejt nisi të japë kontributin e tij dhe t’i lërë gjurmët e veta në jetën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.
Menduh Thaçi | |
---|---|
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) | |
Titullar | |
Në detyrë Që nga viti 2007 | |
Paraprirë nga | Arbën Xhaferi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 3 Mars 1965 Tetovë, ish–Republika Jugosllave e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) |
Arsimimi | Universiteti i Prishtinës |
Punësimi | Politikan |
Menduh Thaçi ka lindur në Tetovë dhe prindërit e tij ishin të dy nga Kosova, ai është i pesti nga gjashtë fëmijët. Ai ndoqi Shkollën fillore dhe të mesme në Tetovë dhe u diplomua në Universitetin e Prishtinës .
Ai është një politikan aktiv për 30 vjet. Ai filloi si nënkryetar i Partisë për prosperitetin demokratik të shqiptarëve (PDPA). Në 1997 u formua një bashkim midis Partisë për Prosperitetin Demokratik të Shqiptarëve (PDPA) dhe Partisë Demokratike Popullore (PDP).
Ai ishte nënkryetar deri në vitin 2006, në atë kohë u zgjodh Kryetar i Partisë, pasi Arbën Xhaferi dha dorëheqjen.
Që nga viti 2002 është deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
Përgjatë tërë veprimtarisë politike të z.Menduh Thaçi, pa marrë parasysh kontekstet, është manifestuar kredoja e tij politike: antikomunizmi, respektimi i demokracisë si procedurë e vetme që e legjitimon të drejtën e një individi, apo të një grupi t’i përfaqësojë interesat e popullit, përkushtimi që kauza shqiptare të zgjidhet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore. Këto përcaktime për z.Thaçin janë të shenjta ndaj dhe kurrë nuk i tradhtoi. Kjo u pa qartë edhe gjatë qeverisjes së dytë të përbashkët ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së 2006–2008. Gjatë tërë kohës, PDSH-ja e udhëhequr nga Menduh Thaçi, demonstronte statusin e subjektit të barabartë, mëvetësinë politike dhe papajtueshmërinë me disa vendime të qeverisë lidhur me proceset integruese. Ai ka gjasa të arrijë që, duke mbrojtur integritetin, dinjitetin, krenarinë e vet, t’i mbrojë këto vlera edhe në planin kombëtar.